• |
ide | kryesore

“E urrej Juventus”: fraza shokuese e prokurorit të hetimit Prisma. Ndërhyn, ministri Abodi: “Mora shënim”

-Instant, F1, Sport
Abodi



Fraza që datojnë disa vite më parë, por të destinuara në mënyrë të pashmangshme të shkaktojnë polemika. Ai që i artikuloi ishte Ciro Santoriello, një nga prokurorët e hetimit Prisma ndaj Juventus dhe ish-drejtuesve të tij. Fjalët janë thënë gjatë një konference që daton në pranverën e vitit 2019 ku flitej për çështjen e fitimeve kapitale: “Unë e pranoj, ndjek dhe jam një tifoz i madh i Napolit dhe e urrej Juventusin – tha Santoriello -. Si prokuror jam antijuventin, kundër hajdutëve në fushë”. Në videon e plotë, sipas ANSA, Santoriello po shpjegonte arsyet pse kishte shfajësuar drejtuesit e Juventusit në fund të atij hetimi. Por për cështjen ka ndërhyrë edher ministri i sportit Abodi.

Ishte edhe Andrea Agnelli mes pesë të dyshuarve në procedimin që prokurori Ciro Santoriello kërkoi arkivimin. Çështja kishte të bënte me një parregullsi të supozuar në pasqyrat financiare të Juventus për vitet 2015 dhe 2016. E, në veçanti, me dështimin për të futur një shumë në fondin e “pagesave dhe rreziqeve” për të mbuluar, në të ardhmen, çdo kompensim për dëmet që rrjedhin nga veprimet civile në lidhje me Calciopoli. Duke mos gjetur parregullsi, prokurori kishte propozuar arkivimin.

Gjithsesi, fjalët e shqiptuara mes një buzëqeshjeje dhe tjetrës, ndezën indinjatën e tifozëve të Juventus. Ndaj tij nisi një stuhi e vërtetë në rrjetet sociale. Në një tjetër video që qarkullon në rrjet, dëgjohet folësi i konferencës duke thënë: “Të qëndrojmë të distancuar se ti je prokuror dhe unë jam avokat. Ti mbështet Napolin dhe unë Interin”. Shaka së cilës Santoriello i përgjigjet: “Eh mirë, hajde: mjaft anti Juventus”.

MINISTRI ABODI: “PASHË, DËGJOVA E SINJALIZOVA”

“Pashë, dëgjova dhe sinjalizova, në përputhje me rolet, për kontrollet dhe vlerësimet e duhura. Tani për tani, mendoj se është e drejtë që të ndalem këtu”. Kështu ministri i Sportit, Andrea Abodi, ndërhyri në Tëitter për të komentuar deklaratat e prokurorit Santoriello.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *