• |
ide | kryesore

Moti ekstrem lë pasoja, bllokime rrugësh e shkëputje energjie

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Moti, borës



I ftohti polar ka mbërthyer vendin pasi temperaturat janë ulur ndjeshëm. Moti ekstrem ka shkaktuar probleme në zona të ndryshme të vendit.

Mësohet se në zonat malore të Gramshit, përkatësisht Rovje dhe Grabova raportohet për bllokim të rrugëve si pasojë e reshjeve të borës ku një traktor i vjetruar ka nisur punën për të hapur. Në disa pjesë të këtyre rrugëve trashësia e dëborës ka arritur mbi 1 metër si dhe raportohet për mungesë të energjisë elektrike prej më shumë se 24 orësh, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur raste emergjente shëndetësore.

Në Qarkun e Shkodrës, temperaturat janë ulur deri në -21 gradë saktësisht në Qafë Thore, ndërsa në Vermosh janë minus 18 gradë.

Mësohet se po ashtu dhe në zonën e Kukësit ka pasur sasi të mëdha bore të cilat arrijnë lartësinë mbi 850 m ndërsa në qarkun e Dibrës temperaturat arritur në minus 17 gradë. Përsa i përket qarkut Korçë, nuk ka pasur reshje bore por temperaturat kanë pësuar rënie, duke kapur vlerën -12 gradë dhe si pasojë e erës së fortë disa fshatra të thellë malor janë pa energji elektrike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *