• |
ide | kryesore

Nuk kanë fund telashet e teknikut Inzaghi: sapo u kthye Lukaku dëmtohet Correa

-Instant, Sport
Correa



Numerikisht, Simone Inzaghi do të kishte nevojë për të gjithë sulmuesit e tij në skuadër, përfshirë Joaquin Correa. Pavarësisht muajve të fundit të vështirë të përjetuar nga argjentinasi, trajneri i Interit nuk ka reshtur kurrë së besuari te ai. Inzaghi ishte i bindur se bashkë me rritjen atletike do të vinte edhe ai “zhbllokim” mendor i aftë për t’i rikthyer sulmuesin që njihte te Lazio.

Por, problemi muskulor i pësuar në seancën stërvitore para derbit rezultoi mjaft serioz. Testet e kryera në mëngjes treguan një tendosje të muskulit gjysmëmembranoz të kofshës së djathtë. Kështu, gjendja e Correa do të rivlerësohet javën e ardhshme. Por do të duhen të paktën tre javë për ta parë atë përsëri në fushë. Një ndalesë, e panumërta, që sigurisht do të rëndojë edhe në moralin e Tucu. Sulmuesi, mes angazhimeve të kampionatit dhe Champions League, sigurisht që do të kishte qenë i dobishëm për zikaltrit.

MINUTA FONDAMENTALE PËR LUKAKUN

Megjithatë, sinjalet që vijnë nga Romelu Lukaku janë ngushëlluese për teknikun Inzaghi. Në një sezon në të cilin Lautaro dhe Dzeko kanë bërë sforco të konsiderueshme, rikuperimi i belgut mund t’u lejojë të dyve të marrin frymë pak. Pa harruar se për shkak të përvojës, cilësive dhe karizmës së tij, Big Rom mund të jetë vërtet vendimtar në këtë pjesë të dytë të sezonit. Në minutat e luajtura kundër Atalantës Lukaku kishte shfaqur një gjendje fizike thuajse të rikuperuar. Kundër Milanit erdhi konfirmimi.

Ndonëse një lojtari fizik si ai ka nevojë për minuta për të gjetur formën. Në derbi ai hyri menjëherë në lojë, duke mbrojtur topin e duke shkuar edhe në konkluzion. Një gol i anuluar për një faull ndaj Thiaë dhe një tjetër i mohuar nga Tatarusanu. Në këtë pikë duhet të kuptohet nëse do të jetë momenti të zbresë në fushë edhe kundër Sampdorias. Hipotezë e mundshme, e dobishme për t’i dhënë minuta në funksion të rikthimit të Champions League.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *