• |
ide | kryesore

Kongresi ngre komisionin/ Stefanik: Verifikim edhe për McGonigal

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
stefanik



Kryetarja e grupit republikan të Dhomës së Përfaqësuesve, Elise Stefanik njoftoi se seanca e parë e komisionit të zgjedhur për të “çrrënjosur” sipas saj “armatimin politik brenda qeverisë federale kundër kundërshtarëve politikë” do të zhvillohet të enjten dhe do të vendosë bazat për seancat e ardhshme. Stefanik është nënkryetare e këtij komisioni.

Stefanik u zotua se komiteti i përzgjedhur, i kryesuar nga republikani Jim Jordan do të luftojë veçanërisht partishmërinë në organe si FBI, dhe CIA si dhe korrupsionin dhe abuzimin të rrënjosur sipas saj në të gjitha aspektet e qeverisë federale.

Stefanik përmendi edhe rastin e Charles McGonigal që është paditur nga Departamenti i Drejtësisë për pastrim parash dhe “dakordësi për të ofruar shërbime” për Oleg Deripaska, një oligark rus i sanksionuar.

“Shikoni FBI-në dhe DOJ-në si fillim. Ekziston një listë e gjatë abuzimesh dhe shënjestrimi të paligjshëm. Një nga zyrtarët më të lartë të FBI-së të Bob Mueller-it që në atë kohë ishte kreu i kundërzbulimit akuzohet për pranimin e qindra mijëra dollarëve nga Rusia. Ky komitet i përzgjedhur do të jetë një nga mjetet e shumta që kemi për të arritur tek e vërteta dhe për t’u siguruar që populli amerikan ta dijë të vërtetën”,tha ajo.

Ky komision për të cilin flet Stefanik u ngrit pasi republikanët morën shumicën në dhomën e Përfaqësuesve. Lëvizja për të hetuar administratën Biden u pa si një përgjigje për komisionin që demokratët kanë ngritur për ish-presidentin Trump dhe ngjarjet e 6 janarit. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. Po Fugshpumi dhe fugshpumat e tjere te Gestapos Komuniste Kristaqiane, c’mendim kane per kete hetim???????

  2. Gojet e liga thone se keta rilindasit po pregatitin nje tender per ndertimin e nje burgu special per

    vete si Eskobari. Thone se kane lidhur kontrate per peshk me Gjergj Lucen, biftekun nga Nusreti

    do tua sjelle Alabari. Dysheket do tua sjelle ajo pastruesja e famshme. Ah moj Amerike c’na bere.

    Kishin bere plane te rrinin ne pushtet 1000 vjet, e tani na dalin keta te “pertejoqeanit” dhe na i

    prishin te gjitha planet. E per cfare. Vetem se u dhame ca para fbi-stave se i kane rrogat e vogla

    te shkretet e nuk blejne dot bifteke 1000 euro si Mazniku. Ah moj Amerike, Amerike, na more ne

    qafe.

  3. Vete i vune ne pushtet, vete dusn ti heqin.
    Perseritet historia e Norieges, Sadamit etj.
    Agjenti me i larte i kunderzbulimit korruptohet nga nje komunisto-sigurimso-tropojan dhe nga ducka-kucka CEO i nje kompanie kinrze nga Skrapari.
    FBi paska ikur per lesh.
    Beni tani komisione sa te doni, mburuni me “sukseset” e FBI-se si kapja e Al Kapones per evazion fiskal, nderkohe qe ai ju bente zborr duke ju vrare policet ne mes te qytetit e ju i ruanit bishtin.

    1. Aha, do mbulojne nje grope muti me nje grope te re muti.
      Po sikur ta pushtojme ne ameriken, kush do ti mbaje me buke!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *