• |
ide | kryesore

Transportonin emigrantë të paligjshëm drejt BE-së, në pranga dy të rinj në Shkodër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Arrestohen dy të rinj në Shkodër pasi janë kapur në flagrancë duke transportuar emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm drejt Bashkimit Evropian.

Policia bën me dije se janë vënë në pranga shtetasit me iniciale Amarildo LOGU., 24 vjeç dhe Ejllo Mitaj 23 vjeç, të dy banues në fshatin Varkë të Malësisë së Madhe.

Detaje nga policia: 

Finalizohet nga DVKM Shkodër dhe nga DVP Shkodër, operacioni policor i koduar “Bashkëpunëtorët”.

Transportonin emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm drejt BE-së, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas.

Strukturat e DVKM Shkodër dhe ato të Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Shkodër, të mbështetura nga inteligjenca informative, për një rast të transportimit të shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bashkëpunëtorët”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit:

-A. L., 24 vjeç dhe E. M., 23 vjeç, të dy banues në fshatin Vrakë, Malësi e Madhe.

Në fshatin Vukpalaj, Malësi e Madhe, këta 2 shtetas u kapën në flagrancë teksa zbritnin nga automjeti me drejtues 24-vjeçarin, 5 emigrantë të cilët po transportoheshin drejt Malit të Zi, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, drejt vendeve të BE-së.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *