• |
ide | kryesore

SPAK nxjerr urdhër-arrest për Mirel Mërtirin e inceneratorëve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
SPAK



Biznesmeni Mirel Mërtiri është vënë nën akuzë për korrupsion në aferën e inceneratorëve.

SPAK ka lëshuar urdhër-arrest për Mërtirin.

Mësohet se SPAK i ka përcjell policisë kërkesën për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të biznesmenit.

Dyshohet se Mërtiri ndodhet në Austri, ku pak ditë më parë, SPAK ka dërguar edhe dosjen e Stela Gugallias, e cila ka kërkuar azil politik në këtë vend.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme akuzoi zyrtarisht biznesmenin Mirel Mërtiri për korrupsion dhe pastrim parash në lidhje me aferën e inceneratorit të Elbasanit më 15 nëntor të vitit të kaluar.

‘Shtetasit Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto, kanë konsumuar veprat penale të korrupsionit aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë’ kryer në bashkëpunim dhe ‘pastrim i produkteve të veprës penale e kryer në rrethana cilësuese në bashkëpunim’, thuhej askohohe në aktakuzën e SPAK.

Ndërkohë në kërkim më herët u shpallën Stela Gugallja dhe biznesmeni tjetër Klodian Zoto. Gugallja u paraqit në gjykatën austriake, lajm që u publikua më 7 shkurt. Prokuroria e Posaçme u njoftua se në Gjykatën e Vjenës, në Austri, është duke u kryer procedura e ekstradimit të shtetases Stela Gugallja, nga Austria në Shqipëri, në zbatim të urdhrit të kërkimit ndërkombëtar për këtë shtetase.

Për këtë qëllim, Prokuroria e Posaçme ka përcjellë nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për procedurën e ekstradimit. Aktualisht në burg për aferën e incenetarorëve është ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-vartësi i tij, Alqi Bllako.



9 Comments

  1. Sa shpejt u kujtuat??

    Tani edhe Ahmetaj kujtohuni ne 2025

    Per Vilma Nushi ne 2030 e keshtu me rradhe derisa dikush te kete vdekur prej plakjes.

  2. Eh c’do te na shohin sitë e degjojne veshet keto dite e jave te Hetimit Amerikan…..
    I gjithe Populli do te shkoje ne SPAK!!

  3. Urdhër-arrest për Mirel Mërtirin , urdhër-arrest për Stela Gugalljan , urdhër-arrest përKjodian Zoton athere lind natyrshem pyetja :Pse igjati ine dhe lejfeni vazhdojne ti paguajne akoma keta palaço ? Apo mos valle ata vetem emrat kane dhe perfituesit e vertet jane i gjati ine dhe lejfeni ?

  4. DUMAN m. vjet.

    1. Re e dendur tymi, pluhuri etj.; mjegull; tym. Duman i madh. Duman pluhuri. I mbuloi dumani. Çau nëpër duman.

    2. përd. ndajf. Si re e dendur tymi, pluhuri etj.; gjithë tym a pluhur. Ngrihet duman tymi (pluhuri). E lëshon (e nxjerr) tymin duman. E çonte dëborën duman. Ishte bërë dhoma duman. E bëri vendin duman.

    U bë duman (tym) shih tek TYM,~I. I jap një duman shih te JAP. Me sytë duman me sytë të mjegulluar a të veshur.

  5. Nese nuk denohen me pare te gjithe pa perjashtim gjobevenesit e drejtesise , me zi do shkoje ku vend .
    Drejtesine e ka kapur pjesa me e pafytyre dhe me e pacipe e kesaj shoqerie . Te gjithe kemi faj por pas nje rrefimi edhe na falen ndersa ketyre kurvave me manfet te zi nuk ka prift apo hoxhe qe i merr persiper .
    Duhet shkallmuar nga themelet ky sistem i kalbur drejtesie por mbi te gjitha duhen larguar te gjithe gjykatesit dhe prokuroret e deritanishem edhe sikur te kene punuar vetem nje dite ne kete sistem . Duhen larguar e ndeshkuar te gjithe kurvat e drejtesise . Ça hupesh te tjera duan me shume keto kurva e drejtesise per te arrestuar jevgjitin e gjirokastres?

  6. Mund te jete edhe DUMman =Njeriu qe i jep dum

    DUM m. palak.

    Rrugëzgjidhje. Nuk i jap dot dum diçkaje: nuk ia gjej dot fillin, anën, nuk i jap dot rrugë, nuk e zgjidh dot. Jepi dum (punës)!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *