• |
ide | kryesore

Mashtrimi me inceneratorët/ Kryemadhi publikon videon

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Kryemadhi



Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka reaguar sërish për aferën e inceneratorëve.

Kryemadhi ka publikuar një video në Facebook, teksa thekson se nëpërmjet pamjeve tregohet qartë edhe mashtrimet që janë bërë, pasi sipas saj, pagesat kryhen, por shërbimet nuk merren.

Statusi:

Shikojeni se si mashtruesi më i madh që ka parë Tirana, paguan inceneratorin pa marrë shërbimet e faturuara. Video është e ditës së sotme.

 

 

ZERO përpunim mbetjesh!

ZERO standarde.

ZERO kujdes për shëndetin e banorëve të Tiranës.

Inceneratori i Tiranës është shembulli i pastër se si Erioni vjedh hapur me arrogancë çdo ditë. E me ato para ju tall me propagandën boshe me regji të komanduar.

Kjo qeveri nuk meriton asnjë sekondë më shumë!

I bëj thirrje SPAK-ut të veprojë sa më parë dhe se çdo vonesë është vjedhje ndaj çdo shqiptari.



1 Comment

  1. Duhet te sherbejne me ne fund keta inceneratore per diçka; aty duhen djegur plehrat me te ndyra se vete mbetjet,duhen djegur shkaktaret e mjerimit tone !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *