• |
ide | kryesore

Porosia e Berishës: Qëlloni Veliajn me vezë dhe domate kudo ta shihni

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
veliajn



Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri akuza të forta për Erion Veliajn, kreun e Bashkisë së Tiranës.

“Bashkia e Tiranës, nuk ka fyerje më të madhe për çdo qytetar të Tiranës, se sa ai kryetar. Çfarë duhet ti bëjë më shumë qytetarëve ai. Sa që për çdo thes me plehra që derdh, i vjedh paturpësisht. Si një hajdut ordiner. Ua ka rritur me 60-70 % taksën e pastrimit qytetarëve. Ua ka rritur tre herë bizneseve” – tha Berisha që vijoi me të tjera shigjetime.

“Çfarë do të bëjë më shumë ai, të vijë të fusë duart në xhepa? Por ai po i fut duart në xhepat tanë. Çfarë mund të bëjë më shumë një hajdut se ky, që shkelmon kushtetutën. Ka vendosur taksën e arsimit, por Shqipëria me kushtetutë, arsimi është falas. E ka kushtetuta, ku e gjen autoritetin ky hajdut që të taksojë qytetarët e Tiranës për fëmijët e tyre. Kush ja jep këtë të autoritet. Kushtetuta ja ndalon.

Kushtetuta detyron bashkinë, qeverinë dhe cilindo që tu japë arsim falas fëmijëve. Kurse ky i detyron qytetarët të paguajnë taksë për ndërtimin e shkollës, e quan taksë arsimi. Ky rrugaç subrakushtetues. A mundet një njeri të veprojë në këtë mënyrë. Ku e gjen autoritetin ai të shpallë me taksë një shërbim që kushtetuta nuk e lejon, e garanton falas. A mundet ky të qarkullojë nëpër Tiranë. Ky është një kriminel kushtetues, është një hajdut, hajdut i pafytyrë.

Dhe çfarë bën me para. Këtu të gjithë që janë qytetarë, kanë fëmijë, nuk kanë fëmijë paguajnë taksën e arsimit thotë ai. Ku e bazon ky taksën, ku e bazon? Por çfarë mund ti thuash këtij që nuk ka ligje as kushtetutë. Arsimi në Shqipëri është i garantuar falas. Po të jetë puna, po të mos ishte kjo, detyrim kushtetues një qeveri mund të vinte një taksë kombëtare për arsimin. Por se bën dot një qeveri atë, e ndalon kushtetuta, kurse ky nuk ka kushtetutë, ka kushtetutën e xhepit. Si mund të qarkullojë lirshëm ky njeri. Më thoni ju mua – tha Berisha që më pas bëri një thirrje.

“Jo se ai kalon mes nesh. Ai duhet të gjuhet me vezë, me domate kudo që shkon. Degët e PD-së janë të porositura, të ja nxijnë ditën këtij hajduti. Por si mundet të dalë mbi kushtetutën ky. Dhe çfarë bën me paratë që ua merr nga xhepat qytetarëve, na ndërton shkolla 6 milionë euro, 3 milionë euro dhe për të mbuluar vjedhjen i vënë emrin ‘Bashkim Fino’, ‘Petro Koçi’ mund të ja vejë, kush e di çfarë emrash ka vënë, ‘Gramoz Ruçi’. Ua them socialistëve, por kjo është vjedhje për të gjithë, pavarësisht nga emrat. Si mund të vjedhë ai në këtë mënyrë. Na fal Petroja se ndoshta nuk ka shkollë me emrin e tij” – e mbylli Berisha. ©LAPSI.al



10 Comments

  1. Ne vend qe te qelloni me veze e domate Kryebashkiakun punetor te Tiranes, qelloni me veze e domate Sali Berishen, kete kokerr mashtruesi qe mban peng Opoziten ne funksion te interesave te tija personale.

    1. @durrsak që kur thua “para 3 javësh” tregon çfarë idioti je dhe çfarë lavazh truri të kanë bërë. ka 2 muaj ai mhb

  2. Saliun e kane lene trute. Nuk e di nese e ka nga pleqeria apo nga ligesia. Thote arsimi falas dhe kerkon llogari pse ne Tirene ka takse te arsimit. Edhe nje nxenes ne shkolle te mesme e di se gjerat falas nuk vijne nga qielli por mbulohen nga taksat. Nuk ka cek te bardhe nga perendimi sic thuhej me pare. A eshte Saliu injorant? Nuk besoj. A eshte Saliu shpifesi numer nje ne Shqiperi. Po kete e besoj. Dhe turmat injorante e besojne

  3. Me gjithese nuk jam anetar, sa here kam votuar qe nga 1991, kam votuar per PD sepse PD dhe
    Sali Berisha edhe pse nuk kane bere gjithecka mire, edhe pse kane pase gabime, gjithenje kane
    synuar me te miren, kane pasur qellime te mira dhe jo si PS qe dite e nate mendon se si tua
    veshtiresoje jeten njerzve, si ti zhvat, si tu prish shtepite, si ti fut ne burg apo si ti largoje nga
    Shqiperia, por me kete qe tha Sala nuk jam Fare dakort dhe po te isha militant apo anetar
    i PD jo vetem nuk do e beja por edhe do te ngrihesha kunder edhe aty ne mbledhje po te isha.
    Nje minister si Gjinkuri, nje kryetar bashkie si Veliaj, apo nje drejtor si Lame edhe pse te
    superkorruptuar, ata jane te korruptuar si zyrtare, por ne rruge jane qytetare, ata jane zyrtare
    pa dinjitet qe e meritojne burgun, konfiskimin e pasurise, ndalimin me vendim gjykate ushtrimin e
    funksioneve publike, por si qytetare ne rruge apo ambiente publike gezojne te gjitha te drejtat
    e qytetareve te tjere dhe nuk mund tu cenohet dinjiteti edhe pse dinjitetin e postit e te zyres
    qe ata kane e kane perdhosur me korrupsionin e tyre.

  4. Po ca domate e veze o Doktor!!! Vemja e bashkise duhet qelluar me topa muti dhe shume i ka. Bej thirtje qe mutin e mengjesit ta fusim ne qese dhe tja perplasim surratit te shemtuar te vemjes se bashkise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *