• |
ide | kryesore

Të shtëna me armē pranë një gjimnazi në Laç

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Laç



Një nxënsës raportohet se ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Laç. Të shtënat me armë kanë ndodhur pranë gjimnazit të qytetit.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur mes një 15-vjeçari dhe një 17-vjeçari, pas nje konflikti të çastit, dhe per pasoje 15- vjecari mori nje plage arme ne kembe.

Forcat e policise kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë identifikuar autorin e dyshuar shtetasin A.Gj. 17 vjeç, gjithashtu nxënës i gjimnazit, i cili eshte shpallur ne kerkim.

Policia: 

Rreth orës 12:20, në lagjen nr.4 në Laç, jashtë rrethimit të gjimnazit, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi i mitur L. Rr. 15 vjeç, nxënës në gjimnaz, banues në Kurbin, i cili është transportuar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë me marrjen e njoftimit, shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore, kanë identifikuar autorin e dyshuar shtetasin A.Gj. 17 vjeç, gjithashtu nxënës i gjimnazit.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet me qëllim lokalizimin e kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e prokurorit, njëkohësisht vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *