• |
ide | kryesore

Pas transportit, edhe mobilieritë aplikojnë për punonjës nga Egjipti

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit


Kriza e mungesës së punëtorëve po ndihet në të gjithë sektorët e ekonomisë, duke u kthyer në një nga problematikat më të mprehta të bizneseve shqiptare. Pas sektorit të transportit në vështirësi për drejtues kamionësh, mungesën e fuqisë punëtore po e vuan edhe sektori i mobilieve.

Prej muajit shtator të vitit të kaluar ka mungesë të lartë të fuqisë punëtore, që po ndihet shumë edhe në këtë sektor. Kompanitë po shohin si zgjidhje, marrjen e punonjësve të huaj nga Egjipti me kualifikime të ngjashme në vendin e tyre.

Dritan Cacaj, drejtues i mobilierisë “Trin Mobilieri”, tha për “Monitor” se tashmë ka aplikuar nëpërmjet agjencive të huaja të punësimit për marrjen e 10 punonjësve nga Egjipti.

“Prej kohësh në vend po ndihet mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar, të profesionistëve. Shumë prej punonjësve të kualifikuar janë larguar në emigracion, kryesisht të grupmoshave 25 deri në 35 vjeç apo kanë ngritur punishtet e tyre, por edhe ata vuajnë mungesën e punonjësve. Kjo është arsyeja që jemi detyruar të kërkojmë punonjës nga jashtë, duke e parë si zgjidhje të vetme”.

Për shkak të largimit të fuqisë punëtore të kualifikuar në emigracion, kompanitë prodhuese të mobilieve kanë rritur pagat e punonjësve. Pagesa minimale mujore të punonjësve të kualifikuar në sektorin e përpunimit të mobilieve variojnë nga 70,000 lekë niveli minimal deri në 120,000 lekë rroga maksimale.

Sipas përllogaritjeve të bizneseve kostoja e punësimit të punëtorëve egjiptianë llogaritet deri në 1,000 USD, 50% e vlerës, duke përfshirë pagesat për siguracionet shtesë së jetës, fjetja dhe ushqimi, ndërsa pjesa e mbetur është rroga mujore.

Z. Cacaj shton se mungesa e fuqisë punëtore do të rrisë kostot për prodhuesit vendas të mobilieve më shumë se shtrenjtimi i lëndëve të para. Në anën tjetër ekziston edhe pasiguria e qëndrimit të tyre, pasi në shumë raste në të kaluarën punonjësit e vendeve aziatike e kanë përdorur Shqipërinë si trampolin për Europën.

“Marrja e punonjësve të huaj konsiderohet skemë eksperimentale për sektorin tonë. Sigurisht që ekziston frika e largimit të tyre në vendet e Europës, duke e përdorur Shqipërinë si fazë kualifikimi.

Nga ana tjetër nuk dihet rendimenti i tyre në punë. Në këtë situatë është e domosdoshme që nga shteti të monitorohen agjencitë për rekrutimin e punonjësve, të rregullohet funksionimi i tyre, pasi kostot e largimit të tyre janë të larta për kompanitë”, pohon ai.

Shtimi i kostove nga mungesa e fuqisë punëtorë pritet të sjellë rritje të çmimeve deri në 15% më shumë se vitin e kaluar për disa nga punishtet e drurit në vend. Operatorë të tjerë pohojnë se do t’i mbajnë të pandryshuara çmimet për shkak të rënies së kërkesës. /Monitor


9 Comments

  1. hahahah do rrine dy-tri jave si bangladeshasit e Partise dhe do te zhduken nga syte kembet, matane Adriatikut!

    1. Jo jo keta shpresojne qe do gjejne kokeloqe nga egjipti, harrojne qe egjiptianet po tu donte trapi iknin ne france greqi usa e kudo nuk kan qen te mbaruar si shqiptaret nen enverin dhe ramen.
      Kujtojne se do gjejne budallenj skllever nga faraonet. Dhe me Arabe qe punen nuk e kan qejf fare

  2. Po normal qe do ikin puntoret o biznesmen kokeloqe. Puntoret nuk jane sklleverit tuaj, qe nuk I njihni ditet e pushimit te festave kombetare, qe nuk I jepni leje vjetore, qe nuk i paguani per oret jashte orarit. Po ata njerez jane dhe duan te jetojne me dinjitet. Kur ne shtete te tjera mund te punosh dhe te jetosh me me shume dinjitet, perse duhet te punojne per ju puntoret. Ikni punesoni egjiptianet se do ta hani me shume ne bythe.

  3. Nuk kam pare politikane qe te urrejne kaq shume popullin e tyre. Tani qe eshte rasti qe rrogat te rriten, keta lehtesojne ardhjen e punetoreve nga Egjipti. Duan ti mbajne njerezit me buke e uje keta kerma!

  4. Te kuptohemi – “punetoret” nga Egjipti a gjetke i thithin TRAFIKANTET!
    “Biznesmenet” thjesht bejne aplikimin!

  5. Nuk besoj se vinë Egjiptiane.Atje niveli i rrogave është diçka e barabartë mos me thënë e më shumë se në Shqipëri.Ata preferojnë perëndimin e Europës.Kur ikën Bangladeshet si mund të vinë Egjiptianët!!!

  6. edhe ajo eshte e drejte, e mbase ne kutine e votimit duhet te votojne per xhepin e tyre jo per propaganden populiste te politikaneve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *