• |
ide | kryesore

“Do dalin të gjitha të zezat”, paralajmërimi i Ramës për PD para 14 Majit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Deri më tani kryeministri Rama është përpjekur të bindë gjithkënd se marrëdhënia e tij me Charles McGonigal ka qenë sipërfaqësore, një “miqësi” në kuptimin anglez të fjalës. Të njëjtën linjë e mbajti edhe gjatë emisionit Opinion ku përsëriti versionin e tij të takimeve me ish-zyrtarin e FBI-së.

Por ndryshe nga herët e tjera, Rama la të kuptohet se di më shumë nga sa thotë. Kur u pyet për dëshmitarët që këshilltari i tij Dorian Duçka i ka dërguar në Austri për të hapur çështjen ndaj Nick Muzin, lobistit që mori para për të ndihmuar Bashën, Rama bëri një paralajmërim.

Kryeministri tha se do të dalin së shpejti “të gjitha të zezat” mbi çështjen e financimit të lobimit të Lulzim Bashës në SHBA, duke u treguar i kujdesshëm të thotë se nuk dinte gjë, por bënte një sintezë nga gjithë çfarë lexonte. Pavarësisht se tha se nuk dinte gje, Rama la të kuptohet se “të zezat” që do të dalin do t’i kushtojnë PD-së zgjedhjet e 14 Majit.

“Paska pasur dëshmitarë? Aaaa! Aaaa! Paska pasur edhe dëshmitarë? Kështu te dëshmitarët është pistë tjetër. Tani këtu te dëshmitarët është pistë tjetër komplet. Unë nuk e di kush janë dëshmitarët, por unë di të lexoj dhe di të them që kjo vorbull do ketë dy rezultate. Se mua më dalin fjalët jo se jam fallxhor, por se di të lexoj dhe jam tre hapa para të tjerëve. Dhe kjo vorbull që këto po krijojnë, kjo vorbull që këta po krijojnë. Dy gjëra do të dalin nga kjo vorbull që çfarë ishte e errët për paratë ruse që kanë financuar partitë demokratike dhe për non gratën do të dalin të zeza në fund dhe si rezultat i kësaj do hanë një shpullë në 14 Maj. Mos ki merak, po them çfarë mendoj duke bërë sinteza për ato që lexoj. Mbani shënim dhe këta që bërtasin që e dinë si merren paratë nga rusët, si bëhen deal, i dinë nga eksperienca dhe do ekspozohen” tha Rama.

Në shkurt të vitit 2019, Rama paralajmëroi shpalljen non grata të Berishës, një vendim që u zyrtarizua në Maj të 2021.



25 Comments

  1. o kar nuk janë para ruse, janë paratë që ju merrte basha kandidatëve për kryetarë bashkish në 2015

  2. ”’ Pavarësisht se tha se nuk dinte gje, Rama LA TE KUPTOHET se “të zezat” që do të dalin do t’i kushtojnë PD-së zgjedhjet e 14 Majit. ”’

    Sa mire dine keta te lapsit te lexojne neper rreshta.
    E fillojne lajmin me nje hamendesim dhe kur shkon drejt fundit hamendesimi eshte bere fakt i kryer.

    1. O kar, kështu është paragrafi i Lapsit:

      Kryeministri tha se do të dalin së shpejti “të gjitha të zezat” mbi çështjen e financimit të lobimit të Lulzim Bashës në SHBA, duke u treguar i kujdesshëm të thotë se nuk dinte gjë, por bënte një sintezë nga gjithë çfarë lexonte. Pavarësisht se tha se nuk dinte gje, Rama la të kuptohet se “të zezat” që do të dalin do t’i kushtojnë PD-së zgjedhjet e 14 Majit.

      Vetëm një idiot nuk e kupton!

      1. Tamam vetem nje idiot nuk e kupton qe Rama di me shume se sa thotë por pyetja eshte perse ato qe din nuk ja thotë drejtësisë … per kë e mban këtë info ai duke zbatuar “omerta” …

  3. Zgjebaraku kryeminister vazhdon me shantazhe. Ta dhente zoti i madh shpullen e vafsh ne hale te gomereve, aty ku meriton te jesh!

  4. Ka ikur koha kur mbrojtja me e mire ishte sulmi dhe diversioni o Ramazon pordha. Hiqu “trim” me ata ne Shqiperi se ne Amerike bileten do ta presin vetem ne ardhje pra one way.

    1. O budalla, mos kujto se ju rilindasve ju don më shumë, thjesht ju përdor më shumë, mjafton të kujtosh ish miqtë e tij që i la në baltë si kokëdhima, tahiri, ahmetaj etj…..

  5. “””Se mua më dalin fjalët jo se jam fallxhor, por se di të lexoj dhe jam tre hapa para të tjerëve.”””

    ❤❤❤

  6. Ky qenka jo tre hapa para por 300 .Keshtu qe edhe shpalljen nongrata te Berishes e lexoi ndermjet reshtash tre vjet perpara se te shpallej.Burre i zoti je por ashtu si gjeli qe kercente hu me hu gjer i hyri huri ne b…edhe ti kete here e krojte b… ne hu te gabuar

  7. Je nje Hoxhe qesharak. Je nje skice e te parit. Por gjithsesi ne serish do te te rrezojme paqesisht, me Vote, me Demokraci, me Liri

  8. Ty jorgot te duan.
    Nuk shkon rraca dem.
    Jevgu kur u bo mbret vrau baben e vet, perversikomunist per pushtet qiu nonen e vet.

    1. I din ky sepse për atë ka dhën miliona te agjenti i FBI dhe te tjetët për të goditut opozitën dhe konkretisht luderin e saj Berishën sepse bashën e shantazhoj dhe bleu vetëm Berishën kishte frikë prandaj dhe miliona për ta shpallur non grata por gjithë kjo tani u bë e qartë dhe do i kthehet më bumerang seose zullumi këputet kur trashe, ky këlysh komunisti është ma i rrezikshëm se Enver hoxha

  9. Kur Serbia te njohe Kosoven tha ky karagjoz qe anashkaloi Kosoven me prekjen e kufijve dhe Ballkan i hapur.
    Antikombetar. Vec per leke ka paguar si ky dhe I vellai. Ju zente haka e popullit. Ne burg ju pafshim. 🐵🐵

  10. Ne mes te rreshtave lexoj qe krimineli e ka kuptuar qe eshte i mbaruar por zaten shpresa vdes e fundit. A e mbani mend ate talljen qe i bente bashes “eshte djale i mire por nuk din”, tani ky qe din, ne fund te kesaj historie cfare do ti ngeli….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *