• |
ide | kryesore

Takimi mes Jorge Messi e drejtuesve të PSG ka shkuar keq: Lionel drejt lamtumirës në fund të sezonit

-Instant, Sport
Messi



Sipas raportimeve nga L’Equipe, Lionel Messi është gjithnjë e më larg të ardhmes te PSG. Takimi i orëve të fundit mes babait të kampionit argjentinas, Jorge Messi dhe drejtuesve parizien nuk ka sjellë ndonjë progres. Negociatat janë intensive për rinovimin e kontratës, duke qenë se skadon në qershor, ndaj ky bllokim ka shumë domethënie. Për momentin Messi nuk e ka pranuar ende propozimin e rinovimit dhe thuhet se e ardhmja e tij është gjithnjë e më larg nga Franca. Një tjetër takim është planifikuar për ditët në vijim, por argjentinasi tundohet nga një aventurë te Inter Miami në Mls.

Lexo më tej: Messi e Ronaldo ‘shah’ në Arabinë Saudite: lajmi i bujshëm përcakton edhe skuadrën e argjentinasit

Problemet për PSG, me pak fjalë, nuk janë të lidhura vetëm me paraqitjet e fundit në fushë. Por gjithashtu kanë të bëjnë me atë që duket të jetë një thyerje e vërtetë mes Jorge Messi dhe klubit. Kjo hap mundësinë që në fund të sezonit të ketë një lamtumirë me parametër zero. Drejtuesit parizienë, nga ana tjetër, ende thonë se janë optimistë për zgjatjen e kontratës me Lionel. Ata janë të bindur se një marrëveshje mund të arrihet në javët në vijim. Por ideja e Messi është të provojë një eksperiencë në klubin e David Beckham.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *