• |
ide | kryesore

Video/ Ibrahimovic në fushë bashkë me djalin e tij në miqësoren e shtëpisë: Milan ka trashëgimtarin e suedezit

-Instant, Sport, Video
ibrahimovic



Babë e bir në fushë së bashku. Pasditen e së mërkurës, Zlatan Ibrahimovic e gjeti veten duke luajtur së bashku me djalin e tij Maximilian. Djaloshi i lindur në 2006 ka patur kënaqësinë të luajë në krah të babait të famshëm, me rastin e miqësores brenda familjes kuqezi. Seleksioni i Milan U18, ku luan djali i madh i suedezit është ndeshur me lojtarët e skuadrës së parë që nuk morën pjesë në Champions League.

Në kohën kur kuqezinjtë që sfidonin Tottenham kishin pushim, Ibrahimovic e të tjerët luajtën miqësoren. Sulmuesi u vendos në një skuadër me me Max, që vepronte si anësor në të majtë të tij. Videon e ndeshjes e ka postuar edhe Zlatan në kanalet e tij sociale, shoqëruar me një mesazh të qartë: “ADN”.

Lexo më tej: Ibrahimovic përlotet për mikun e tij, gazetarin Slegers, i sëmurë me leucemi: “Të dua fort”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *