• |
ide | kryesore

Shijak, plagoset me thikë një i ri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit


Një i ri është plagosur më thikë në Shijak. Mësohet se ai ka marrë plagë në shpatull pasi është goditur nga pas.

“Rreth orës 17:00, në lagjen”Popullore”, Shijak, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, midis shtetasit B. K., 23 vjeç dhe shtetasit R. M., 20 vjeç, dyshohet se shtetasi R. M, ka plagosur me mjet prerës (thikë), 23-vjeçarin, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve” njoftoi policia.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës për kapejen e autorit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *