• |
ide | kryesore

Shijak, shoferi bie në lumë me makinë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në Shijakut ku një drejtues ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe si pasojë makina ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumë. Mësohet se drejtuesi ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Shijak/Informacion paraprak

Rreth orës 17:50, në lagjen “Prizëreni” Shijak, shtetasi E. Sh, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumë. Shtetasi E. Sh, ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *