• |
ide | kryesore

Mbante kallashnikov dhe municion luftarak në banesë, vihet në pranga 28-vjeçari në Shijak

Lajme, Të fundit
Tiranë



Një 28-vjeçar është arrestuar në fshatin Metallaj në Shijak pasi i është gjetur një armë zjarri kallashnikov në banesë. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, ka rënë në pranga shtetasi me iniciale R. D., 28 vjeç.

I riu ka tentuar ta fshehë armën në një ambient afër banesës së tij. Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e policisë kanë gjetur armën e zjarrit, një krehër dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *