• |
ide | kryesore

Shijak, gjendet i pajetë në rrugë një 54-vjeçar

Arkiva, Lajme, Të fundit
Aksident në Rrugën e Arbrit, makina bie nga ura



Një 54-vjeçar është gjetur i pajetë në Shijak pasditen e sotme.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 në lagjen “Shilore” Shijak.

Në njoftimin zyrtar thuhet se “është gjetur në rrugë, pa shenja jete shtetasi F. Ç., 54 vjeç.”

Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Shijak/Informacion paraprak

Rreth orës 16:10 në lagjen “Shilore” Shijak, është gjetur në rrugë, pa shenja jete shtetasi F. Ç., 54 vjeç. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes“, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *