• |
ide | kryesore

Lufta në Ukrainë/ BE zgjat sanksionet ndaj Rusisë me një vit

-Instant, Lajme, Planet


Lajmi është konfirmuar nga këshilli evropian, me arsyetimin se do të vazhdojnë të mbështesin ntegritetin e Ukrainës.

“Bashkimi mbetet i palëkundur në mbështetjen e tij për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht dhe është i përkushtuar për zbatimin e plotë të politikës së mosnjohjes në lidhje me aneksimin e paligjshëm rus”

Në dokumnetin e publikuar po ashtu theksohet se Brukseli nuk njeh dhe nuk do të vazhdojë të dënojë aneksimin e paligjshëm të territoreve të Ukrainës nga Federata Ruse si shkelje e ligjit ndërkombëtar.

“Duke pasur parasysh veprimet e vazhdueshme të paligjshme të Federatës Ruse kundër Ukrainës, masat kufizuese duhet të zgjaten deri më 24 shkurt 2024”, theksohet në vendim.

Vendimi do të hyjë në fuqi më 22 shkurt dhe lidhet me sanksionet që u vendosën në shkurt  të 2022 në përgjigje të njohjes, pushtimit ose aneksimit të paligjshëm nga kremlini të disa zonave të Ukrainës që nuk kontrollohen nga qeveria.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme dhe politikën e sigurisë, Josep Borrell, shprehu besimin se paketa e dhjetë e sanksioneve kundër Rusisë do të miratohet në përvjetorin e pushtimit të plotë të Ukrainës.

Ndërsa lufta i afrohet njëvjetorit të saj më 24 shkurt, debati nëse sanksionet janë efektive është intensifikuar.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *