• |
ide | kryesore

“10 mijë dollarë darka me Ramën” Çfarë i tregoi McGonigal të dashurës për takimin në OKB

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Allison Guerrero, ish e dashura e Charles McGonigal tregoi për mediat amerikane se kur ish-zyrtari i FBI ishte kthyer nga darka me Edi Ramën dhe shoqëruesit e tij, i kishte treguar se darka kishte kushtuar 10 mijë dollarë. Bëhet fjalë për takimin që McGonigal dhe Rama kishin pasur gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Neë York.

Deklarata e Guerrero u bë gjatë një interviste për  One America Neës”, kur ajo po fliste për pyetjet që i kishin bërë agjentët e FBI-së.

“Në fund të nëntorit të vitit 2021, ata trokitën në derën time. Më pyetën sa shpesh kishte shkuar Charlie në Shqipëri, sa herë ishte shoqëruar me kryeministrin Edi Rama, kur ishte këtu në asamblenë e OKB. Charlie më tha, nuk e di a mund t’i besoj më ato që thoshte ai, që e çoi kryeministrin Rama në restorantin St. George dhe se darka kushtoi 10 mijë dollarë për të dhe enturazhin e tij” tregoi Guerrero.

Ish e dashura e McGonigal ishte e para që foli publikisht për përfshirjen e dyshimtë të Ramës me ish zyrtarin e FBI-së.

“Mendoja se fillonte dhe mbaronte me Shqipërinë. Nuk e dija se ishin të përfshirë edhe pjesa tjetër e Ballkanit, sigurisht nuk e dija që mund të ishin përfshirë edhe rusët”.

E pyetur se a ka aktorë të tjerë janë të përfshirë dhe se a do e hetojë FBI deri në fund këtë skandal, Guerriero tha se drejtuesit e FBI do t’i shkojnë deri në fund pasi “ata duan të rikthejnë besueshmërinë” e institucionit që drejtojnë.

“Unë besoj se ai është tradhtar, mendoj se numri i akuzave ndaj tij do të rritet. Jam thuajse e sigurt se do të ketë akuza shtesë, sidomos me mashtrimin me taksat. Kështu e kapën edhe Al Kaponen” tha Guerriero.

Edi Rama përmendet 14 herë në akt-akuzën e prokurorisë amerikane kundër McGonigal, ku përshkruhen favoret e ndërsjellta që kanë shkëmbyer kryeministri i Shqipërisë me ish zyrtarin e lartë të SHBA.



25 Comments

  1. “””One America News Network (OANN), also known as One America News (OAN), is a far-right, pro-Trump cable news channel…

    By July 2022, the network was available only to a few hundred thousand people who subscribed to smaller cable providers.”””

    – wikipedia.com

    😅😅😅

    1. “”” nuk e di A MUND TI BESOJ ME ATO QE THOSHTE AI , që e çoi kryeministrin Rama në restorantin St. George dhe se darka kushtoi 10 mijë dollarë për të dhe enturazhin e tij” “”

      Edhe vete kjo ish dashnojra nuk e beson kete gje

  2. E cfare jane 10 mije dollare per Ramen mor aman, eshte si nje gellenke nga deti i parave qe

    ka ai. Edhe 10 apo 100 milion dollare po te kushtonte ai do ta kish ngrene ate darke gjithesesi.

    1. Arqen arixhiu tani jeton te bregu i lumit, i maskuar. Soba, lavatrice, firforifera. Ai prap qi patronazhiste.

  3. Mire thote Allison , ky Ramazoni ja ka kaluar edhe Al Capones !
    Tradhetar po , vlleh po, bastard po , familje e shpifur po , nga do dilte i ndershem ky njeri !!!

  4. Nuk e di pse mundohen me keto lajme te rreme sepse Rama eshte i pafajshem dhe ndaj nuk gjejne as fakte per te se ska lidhje me kete ceshtje

  5. U sulen patronazhistet ..i dogji bytha nga diarrhea ramsit.
    Kjo ka inot te dashurin apo ishte xheloze per ramen se sikur po ja shtri kabllin me shume rames.
    Hani sufllaqe dhe beni komente per darkat 10k qe ha ramsi. Imagjino se ku jeni katandis o letyra.

  6. Modeli Lewinsky e Guerrero, te perdorura e shperdoruara ka ulur figuren e gruas dhe punen e grave ne institucionet e larta shteterore, duke na i neveritur ate mjedis…

  7. Tani, njeriu që investonte haptazi në deputetë dhe media për të shkatërruar opozitën, akuzon kundërshtarin e tij se po bën të njëjtën gjë.

    Është në historinë e tij në fakt, që ato që i ka bërë vetë, ia vesh edhe kundërshtarit të tij.

    Vetëm se në këtë rast, të keqen nuk e ka nga Rama, por nga SHBA.

    Dhe nuk ka McGonigal, Soros, Ramë, Duçkë, Nezë, apo revolucion, që ia heq damkën “non grata”, si një politikan i korruptuar familjarisht,shpellkare qe besojne nje kurve ordinere qe as gjykata nuk e mori si deshmitare

  8. paskan ngrene tru kanerine si duket! hahahaha Kjo kurve injorante eshte e paafte per te deshmuar se eshte me te meta mendore dhe e alkolizuar

    1. Kujdes me denigrimin e femrave se do indinjohen grate mavi deputete dhe do ta heqin sufllaqen o bythgris kellire.

  9. Kryesorja esht qe KM JEP MIJERA DOLLARE KUNDER OPOZITES NE FSHEHTESI EDHE NGA FBI. 2)Patjeter qe esht e vertet….KM yn qe vec shetit me carter, ministrat shkojn ne hotele 5 yjeshe dhe ca vrima te fundit te kavallit na flejne mbi dysheke te kbushura me dollare….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *