• |
ide | kryesore

Berisha bën paralajmërimin: S’do ketë kurrë stabilitet pa votë të lirë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
stabilitet



Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar protestën që opozita do të mbajë mesditën e 3 marsit në qendër të Tiranës. Kreu i demokratëve tha se ky është “një moment të rëndësishëm” jo vetëm për demokratët. Më pas bëri një paralajmërim për kryeministrin Rama se “nuk do të mund të ketë kurrë stabilitet pa votë të lirë”.

“Nuk ka dhe nuk mund të ketë paqe për Edi Ramën, stabilitet me Edi Ramën. Teza e revolucionit. Ata të cilët na sugjerojnë ne, apo shprehen se po lëkundet stabiliteti u themi haptas se nuk mund të ketë kurrë stabilitet pa votuar shqiptarët të lirë. Iku koha kur shqiptarëve u diktohej që të ulnin kokën, nuk e ulin më kokën ata, para askujt, ata do të ecin deri sa qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë” – tha Berisha që më pas u ndal tek zgjedhjet. Në këtë pikë nuk i kurseu akuzar edhe për ambasadoren amerikane Yuri Kim.

“Në kulmin e zgjedhjeve më të këqija në histori, besoj se ju kujtohen zgjedhjet e 25 prillit. Armata e patronazhistëve për herë të parë e nxjerr, e organizuar duke vjedhur të gjitha të dhënat tuaja personale që në mirëbesim ja kishit dhënë qeverisë, si në çdo vend tjetër normal.

Armata e bandave në të katër anët e vendit, tonelatat e narkoeurove, buxheti i shtetit, shteti elektoral u vërsulën mbi popullin opozitar. Çdo gjë ishin, por vetëm zgjedhje nuk ishin. Do të mbahet në mend në histori, se si guvernatorja shkoi natën e zgjedhjeve për të përgëzuar zgjedhjet.

Se si Mathju Palmer të nesërmen do të shprehte padurimin për të bashkëpunuar me Edi Ramën, duke shkelur rregullat më elementare që asaj që thotë ‘urime për zgjedhjet’ gjë që të cilën e bëri ambasadori i SHBA në Vjenë. Por ai ishte i lirë, ishte një shërbëtor i vendit të vet, pa lidhje “McGonigal-ike.

Ndaj dhe duhet ti njohim këto. Nuk e kemi shesh me lule këtë betejë, por e kemi betejë fisnike, për idealet tona, për të ardhmen tonë dhe ne jemi të pathyeshëm në këtë betejë”tha Berisha.

Në 3 mars opozita ka njoftuar një protestë. Po atë ditë pritet edhe një vendim i Gjykatës së Apelit për çështjen e vulës së PD-së. Në 7 mars është edhe afati që ka lënë KQZ-ja për regjistrimin e partive në zgjedhjet e 14 majit. ©LAPSI.al



10 Comments

    1. Sala e quan vote te lire vetem kur fitone ai . Sala te gjatin e Rames do fitoje ne 14 Maj dhe ne zgjedhjet parlamentare ne 2025.

  1. Dashnori i votes se lire si ne zgjedhjet e 96 Sali Berisha. Eshte xhakete e kthyer disa here tashme Berisha eshte mall GABI.

  2. O gjigand! O fati yne! O bekim!

    Do te behesh 100 vjec se deri atehere duam te rrijme ne pushtet. Do te te mbajme si ujet e paket. Vetem ushqime bio dhe check-up-e mjekesore ne klinikat me te mira.

  3. Bashkimi Evropian duket se do të ndryshojë qasjen e saj ndaj individëve apo politikanëve të korruptuar, duke dashur të ndjekë të njëjtën linjë si SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar. BE-ja po shqyrton mundësinë për të vendosur sanksione për politikanët apo individët e përfshirë në korrupsion madhor apo minimin të demokracisë.

  4. ik ore rrot kari se ti je nje dordolec asgje me shume Shume shpejt do shkosh ne burg o te shkerdhefsha Sheqeren sic ta shkerdheu Karaxhici

  5. O popull shihni cbehet ne bote,ne Meksike protestohet per demokraci,ne Portugali per inflacionin,ne France pse duan tu a ngrene moshen e pensionit nga 62 ne 64 pas disa vjetesh, ne Israel e plot vende te tjera ku mireqenia apo demokracia nuk krahasohet me ne qe kemi rrogat me te ulta ne rajon e ne Evrope,ku pensionisti mer me pak se$100 ne muaj e ku cmimet barazohen me Ameriken qe paga minimale eshte mbi $100 ne dite.Per demokracine qe e kemi one man show i cili vendos se kush duhet te hyje ne parlament e kush jo ,kush duhet te flase e kush jo,pa haruar plackitje e gjithshkaje dot e jo vetem tesotmen por vjedhjen edhe te se ardhmes.Edhe nje sekretare e thjeshte fsheh leket e vjedhura vrimavet te ajrimi.Thirrini mendjes o njerez mos protestoniper bigbrotherin por ngrihuni e shporrini ketaqe po na i pine gjakun e pastaj zgjidhni ata qeju mendoni jane me te miret ,me te drejte.Mos u genjeni nga propogandase te gjithe jane njelloj .Nuk jane. Nese do kishin dicka te faktuar per Saliun do ta kishin rrasur ne burg qe ne vitin e pare te qeverisjes rilindse ata kane edhe gurin edhe aren prej 10 vjetesh.E megjithate beni permbysjen njehere e pastaj populli le te votoje i lire se ke do te zghedhe.Mjaft eshte mjaft!

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      Të lumtë mendja, por me kaq idiotë-parazitë sa ka Shqipëria, nuk shpresoj se këta idiotë do ta venë trurin në punë ndonjëherë, përveç se si të servilosen e të përfitojnë ndonjë të mirë që nuk e meritojnë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *