• |
ide | kryesore

Në portë është katastrofë, po Leotta ka parë tjetër gjë te Karius: “Forca jote më bëri të dashurohesha me ty”

-Instant, Sport
leotta



Një letër e vërtetë dashurie. Fjalë mbështetëse gjithmonë dhe sidoqoftë, kujtime që zbulojnë shumë. Diletta Leotta i shkroi Loris Karius disa orë para finales së Carabao Cup mes Neëcastle dhe Manchester United. Një ndeshje speciale për portierin, që prej muajsh është i lidhur me prezantuesen dhe imazhin femëror të Dazn. Ndeshja e tij e fundit daton dy vite më parë, tani, falë një sërë rrethanash pak a shumë të rastësishme, rikthehet mes shtyllave.
The Athletic u kërkoi të afërmve dhe miqve të finalistëve që të japin disa mendime dhe Leotta i ka shkruar Karius. Gjermani do të jetë sot në Wembley dhe Diletta Leotta gjithashtu. Në tekstin e letrës, prezantuesja bën referenca të qarta për finalen e Ligës së Kampionëve 2018 mes Liverpool dhe Real Madrid. Atëherë dy gabime të portierit i kushtuan shumë Reds dhe, në fakt, i ndërprenë karrierën Karius.

LETRA

“I dashur Loris, do të doja ta shkruaja këtë letër nesër, ose pas ndeshjes. Asaj që të kthen në fushë pas këtyre dy viteve të pafundme, të dhimbshëm dhe të pabesueshëm. Në këtë moment unë resht së qeni Diletta që ti njeh dhe, si në Këngën e Krishtlindjes nga Charles Dickens, vesh rrobat e ‘fantazmës së së kaluarës’ për të të bërë të kthehesh dhe të kuptosh rrugëb që kë bërë deri këtu. Ditët e kaluara duke besuar në ëndrrën tënde, duke e dashur, duke e mbajtur në duar deri sa ta kapësh. E pastaj duke e parë brutalisht të të rrëmbehet. Netët e trishta, nyja në fyt dhe mendimet e këqija pas atij gabimi që të mbajti për dy vjet larg konkurrencës. Por jo nga ty pasioni më i madh. Ajo fushë e gjelbër që bën miliona fëmijë të ëndërrojnë çdo ditë.

Falë skuadrës tënde dhe forcës që i keni transmetuar njëri-tjetrit. Sigurisht që nuk e mohojmë, goditja ishte e rëndë, megjithatë ti më mësove, jeta është 10% ajo që të ndodh e 90% mënyra se si vendos të reagosh. E ti vendose të ndërtosh të ardhmen tënde duke përqafuar ndryshimin. Duke punuar edhe më shumë për të qenë përsëri atje, për të qenë në ballë, edhe një herë. Krenare për ty.

Kjo është arsyeja pse që në momentin e parë që u takuam, para së gjithash admirova forcën dhe guximin tënd. Më tregove për rrugëtimin tënd të gjatë të rilindjes. E forca me të cilën beson se kush je, më bëri të dashurohem me ty. Ndonjëherë një hap mbrapa ndihmon për të bërë një vrapim më të mirë dhe jam i sigurt që kjo garë do të të çojë ty dhe ekipin drejt fluturimit. Askush nuk e meriton kështu. Si fëmijë i kam dashur gjithmonë përrallat. E mezi pres të lexoj këtë me fund të lumtur. Me dashuri, Diletta”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *