• |
ide | kryesore

Trageti i Ankonës përplaset në portin e Durrësit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
trageti



Durrësi është përfshirë nga moti i keq mbrëmjen e kësaj të diele. Stuhia e shiut dhe erërat e forta kanë bërë që një traget të përplaset me bankinën e portit. Shkak i përplasjes u bë këputja litarëve si pasojë e motit të keq. Mediat raportojnë se trageti do të udhëtonte drejt Ankonës.

Sipas të njëjtave burime autoritetet po vlerësojnë gjendjen e mjetit lundrues. Nga të dhënat e parë mësohet se ka vetem dëme materiale dhe jo persona të lënduar. 

Në orët në vijim do të merret një vendim nëse trageti do të lejohet të udhëtojë ose jo drejt Italisë. Mësohet se në traget ka shumë pak pasagjerë dhe se pjesa më e madhe e ngarkesës janë kamionë që udhëtojnë drejt vendit fqinj.

Për shkak të motit të keq autoritetet u kanë kërkuar pronarëve të mjeteve lundruese që t’i sigurojnë ato. Sipas të njëjtave burime moti pritet të përmirësohet vetëm pas ditës së martë. 

Moti i keq ka shkaktuar probleme në disa zona të tjera të vendit. Për shkak të erës së fortë në Fier ka pasur mungesë të energjisë elektrike në disa zona. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *