• |
ide | kryesore

Dialogu Kosovë-Serbi, Kurti dhe Vuçiç takohen sot në Bruksel

-Instant, Lajme, Të fundit


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të zhvillojnë këtë të hënë takimin e nivelit të lartë në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, me ndërmjetësimin e të dërguarit evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Fillimisht, përfaqësuesi i lartë i BE për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, pritet të zhvillojë takime të ndara me liderët e dy vendeve. Ai pritet që të takohet me Kurtin në orën 15:00 i shoqëruar nga Mirosllav Lajçak ndërsa më pas në orën 16:15, pritet të takohet me presidentin serb.

Pas takimeve të ndara, në orën 17:15, pritet që të mbahet edhe takimi i përbashkët me liderët e dy vendeve. Blloku evropian e konsideron takimin e gjashtë mes dy liderëve si më të rëndësishmin, sepse kësaj here, nuk do të ketë diskutime për menaxhimin e krizave, por për një dinamikë të re të raporteve.

Të dyja palët pritet të arrijnë pajtueshmëri për propozimin e BE-së, si një marrëveshje baz” për normalizimin e marrëdhënieve.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *