• |
ide | kryesore

Përfaqësuesi i fraksionit të vulës: PD do të regjistrohet në zgjedhje, pak po e sigurt

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Përfaqësuesi ligjor i grupimit të Enkelejd Alibeajt, Indrit Sefa, në fjalën e tij për mediat pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Apelit për vulën e PD, ka deklaruar se Apeli vendosi rikthimin në Gjykatën e Shkallës së Parë të çështjes me një trupë tjetër gjykuese.

Sefa, në fjalën e tij për gazetarët pas vendimit të marrë nga Apeli për vulën e PD, tha se ditën e hënë do të regjistrohen në KQZ dhe se PD vazhdon të drejtohet nga organet legjitime të saj.

“Sot gjykata vendosi rikthimin e çështjes në shkallën e parë me një tjetër trup gjykues. Ankimi i PD i përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj, u pranua, do të gjykohet nga një tjetër trup gjykues. PD vazhdon të drejtohet nga organet legjitime të saj, do regjistrohemi ditën e hënë në KQZ.

Gjykata nuk ka asnjë mundësi të marrë vendim si Zhukri. Nuk ka gjyqtar në republikën e vendit të marrë atë vendim. PD ka organet legjitime të saj të cilat do vazhdojnë drejtimin e partisë. Nuk është çështje godinash dhe vulash, por mentaliteti. Legjitimiteti i drejtimit të partisë u certifikua sot. PD ka një seli dhe është ajo zyrtarja.

Organet legjitimet të PD-së administrojnë infrastrukturën e PD-së. Edhe një herë mos më kërkoni të shprehem nëse nuk e kuptoni unë nuk flas personalisht për vendime kolegjiale. Besoj se PD e ka mbyllur një herë e mirë që këto vendime i merr një person i vetëm. Kodi zgjedhor është i qartë, na e lini neve juristëve në dorë. PD do regjistrohet, pak por e sigurtë.

Afatet i përcakton gjykata. Unë nuk mund të flas për fitore apo gjysmë fitore, të gjitha palët duhet të reflektojnë. PD e ndihmon që të gjithë pjesët e saj të reflektojnë dhe të shërbejnë për demokratët. Vendimin e gjykatës nuk e ka në diskrecion asnjë individ, janë vendime të zbatueshme. Mos u shqetësoni për teknikalitete se si do marrim njoftimet nga KQZ. Nuk është betejë për zyra, është betejë për legjitimitetin”, tha Sefa.



12 Comments

  1. Po kush ju voton ju o ju qifsha robt e shtepise.Verini emerin -Partia e Sume shiturve-qe te merrni ndonje vote nga graqiret Mavi-

    1. une te jem si sala, terhiqem dhe i them robve:

      “Doni me pa sesa i fuqishem eshte grupi i vules? Le ti shofim sa vota do marrin ne 14 Maj”!

  2. Gopin e semes do marrë vula
    Do Merrni turpin e do dilni nga politika si të dhjere. Po kush ju voton juve o qyqare
    Po ca do pres nga ju elektorati juve o të
    Mbaruar.
    Kercikuqi mallakastrës kembelluci i lushnjes dhe ……. i kavajës.

  3. Bravo Indrit Sefa,tani pervishjuni punes te bashkoni opoziten dhe te zgjidhni nje kryetar te ri te paperlyer me politiken e vjeter dhe me vizion europian,pse jo edhe ti Indrit kryetar,je nje djale zotni i djathte me rrenje,i shkolluar dhe nga shtresa e te persekutuarve dhe jo si Berisha &co qe jane ish komunista dhe ish sigurimsa,vetem keshtu permbyset Rama…

    1. Lerini keto idjote qe dine vetem te shajne, pune injorantesh. Tani regjistrohuni dhe te gjitha energjite te fushata zgjedhore. Fitore e PD pro euroatlantike. PD perjetesisht krah SHBA.

  4. Sali Berisha thotë se Edi Rama ka ndërhyrë në gjykatë, që vulën e PD-së ta marrë grupi properëndimor i PD-së. Nëse kjo do të ishte e vërteta dhe jo e kundërta, përse ky kryeministër që kontrollon gjykatat, nuk ndërhyri edhe në gjyqin e parë, kur Agron Zhukri dha vendimin pro Kuvendit të Stadiumit?!Bolsheviku i fundit ne ballkan sot moti dhe vulen e drejtesise per te gjitha ato qe ka bere ne 32 vjet,Qeni serb salih vdiq per se gjalli

  5. Ku e paskeni gjet kete avokar provincial qe i ngjan vetja interesant. Ju qifsha fisin dhe e keni pak o njerez pa identitet e turp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *