• |
ide | kryesore

“Çfarë bukur? Ata na kanë mundur 5-1”: batutat e presidentit Demi, kunjat për Tiranën e besimi te Colella

-Instant, Sport
Demi



Presidenti i Partizani, Gazment Demi ka qenë i relaksuar pas 2-0 me të cilën të kuqtë u imponuan në derbi. E megjithatë, numri 1 i klubit nuk është fort i kënaqur nga rezultati dhe i lejon vetes ndonjë batutë. Pa harruar, gjithësesi, të shigjetojë Tiranën: “Çfarë e bukur ishte? 2-0, humbëm penallti për 3-0. Ata na kanë mundur 5-1 ne – tha Demi -. Faji i tifozëve nga të dyja palët për ndërprerjet. Nuk kemi çfarë t’i bëjmë, janë sportdashësit tanë. Nuk i kritikojmë dot, prandaj doja ta bëja derbin te stadiumi i “Partizanit”. Aty kanë sjellje shumë shumë të mirë. Ata e meritojnë edhe këtë sjellje, sepse fitorja i ka këto gjëra”.

Lexo më tej: Video/ Shikoni marshimin provokativ të tifozëve të Partizanit para derbit: “Kush kërcen është mi Bashkie”

Me llogari në dorë, Demi nuk do ta kishte problem edhe ndërprerjen e kampionatit… si në Ukrainë: “Janë edhe 12 javë, para 8 javësh më duket ishim 4 pikë para, dolëm 6 pikë mbrapa, tani jemi barazim. Po të mbyllet kampionati sot, po të ndodhi diçka si në Ukrainë, jemi kampionë”. Pastaj edhe një konfirmim për teknikun Colella, sikur suksesi në derbi të mos ishte mjaftueshëm: “Colella ka besimin tim, ka besimin e Olsi Ramës dhe kështu do të rregullohen gjërat”, e mbylli presidenti Demi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *