• |
ide | kryesore

Njoftimi/ Nesër do ketë vonesa në kufi kush udhëton drejt Greqisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
kufi



Policia e Shtetit ka njoftuar se ditën e martë do të instalojë një sistem të ri të përpunimit të të dhënave në pikat doganore me Greqinë. Kjo mund të shkaktojë vonesa dhe pritje për një sërë udhëtarësh në kufi.

“Njoftojmë qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që kanë planifikuar të udhëtojnë drejt Greqisë apo anasjelltas, se nga ora 09:00 deri në orën 18:00 të datës 07.03.2023, në pikat e kalimit kufitar në palën greke, për shkak se do të kryen punime në sistemin e përpunimit të të dhënave, me qëllim instalimin e sistemit të ri SIS, do të ketë vonesa dhe ndërprerje të herëpashershme të punës.

Nuk do të kenë pengesa për të kaluar vetëm shtetasit grekë dhe shtetasit që kanë leje qëndrimi në Greqi. Për të mos krijuar radhë, pritje të gjata dhe konfuzion në pikat e kalimit kufi tar, kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe të drejtuesve të automjeteve që të shmangin lëvizjet drejt pikave të kalimit kufitar me Greqinë, në harkun kohor 09:00 – 18:00, të datës 07.03.2023” – thuhet në njoftimin e policisë së shtetit.

Mesa duket autoritetet po instalojnë sisteme të reja pas atyre që u hakeruan nga iranianët në verën e vitit të kaluar. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *