• |
ide | kryesore

Berisha: Rama i pashpresë edhe me gjithë ‘bravat’ e ‘alibashët’ e Ballkanit sëbashku

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha


Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh sot se kjo do të jetë pranvera e ndryshimit të madh, pavarësisht emërimit të opozitës nga ana e kryeministrit Rama.

Duke folur në konferencën e përjavshme për shtyp ai tha se kupa tani është derdhur dhe Ramën e pret fati i ish agjentit të FBI-së, Charles McGonigal, i cili përfundoi në burg.

“Rama sikur të mbledhë të gjithë bravat dhe Alibashët e Ballkanit është i pashpresë. Reagimi qytetar është i jashtëzakonshëm. Me të gjitha aktet e tij, vjedhjet e panumërta, qëndrimet anti demokratike, lidhjet me drogën, kupa u derdh me vendimin për të emëruar opozitën që dëshiron “Alibasha-Brava”. Me këtë start siguroj shqiptarët se kjo do të jetë pranvera e ndryshimit të madh. Ju e dini se veprimet e Edi Ramës ishin veprime in extremis, të një njeriu të tmerrua, që rryma po e çon drejt McGonigal dhe që përpiqet të kapet në fije bari si ‘brava’ dhe ‘alibasha’. Tjetër është morali i Ramës dhe pengjeve të tij, tjetër është morali i shqiptarëve”, u shpreh Berisha.


20 Comments

    1. Kleptokracia maniako-depresive e Edi Ramës po asgjëson pluralizmin
      Nga Ylli Dylgjeri – 10:49, 10/03/2023

      Sulmi permanent mbi pluralizmin, ligësia dhe pasioni për shkatërrimin e tij prej KM, është krimi më poshtërues dhe më i ulët mbi shqiptarët, që mbas fitores së pavarësisë nga osmanët më 1912. Shqipëria, në të gjithë historinë e saj të vështirë mijëravjeçare ka pësuar me dhjetëra pushtime, grabitje të tëra pasurish dhe territoresh, dhunimesh dhe vrasjesh, por ka arritur të mbijetojë. Në këtë inerci të dhunshme pushtimesh të tejzgjatura, ka rënë, është bërë viktimë, ka prekur fundin, ka arritur aq poshtë sa të parapëlqejë edhe diktaturë makabre, por asnjëherë nuk është asimiluar dhe dorëzuar. Asnjëherë nuk e ka humbur shpresën. Ka pasur forcë të ringrihet dhe arriti më në fund me thonj të gjakosur të ngrinte një shoqëri pluraliste, që me gjithë problemet që mbarti, e përqasi sadopak vendin krah shteteve europiane.

      Por vendimi i Gjykatës së Apelit të Tiranës i datës 3 mars, marrë nga gjykatës me sovranitet partiak, që shikojnë me lupë procedurën dhe mohojnë të drejtën materiale, për të cilën është ngritur kjo procedurë, nuk bëri gjë tjetër, veçse i vuri vulën një fenomeni fatal për të ardhmen; atë të shkatërrimit përfundimtar të pluralizmit të brishtë shqiptar.

      Përjashtimi i opozitës, cilado qoftë ajo, nuk ka arsye juridike, ajo ka vetëm një arsye; atë të asgjësimit të pluralizmit, për të zgjatur jetën politike të dinosaurit të korrupsionit, të gllabërimit të aseteve publike të shqiptarëve të zhvatur keqazi, të cilëve zgjidhja e vetme i ka mbetur të ikin nga sytë këmbët. Duke ikur sa më larg nga vendi i tyre, deri në Afrikë të Jugut, Zelandë të Re, Alaskë, me mendimin që sa më larg të shkojnë, aq më shumë i largohen së keqes.

      Gjyqtarët e apelit, që në këtë gjykim u prezantuan si skrupulozë pa skrupuj, bashkë me pluralizmin nuk arrijnë të kuptojnë, që me këtë vendim asgjësuan edhe vetë drejtësinë, e cila nuk mund të ekzistojë pa pluralizmin.

      Në një pamje të sipërfaqshme prej njerëz apolitikë, kjo shumëkushit i duket si një lojë politike dhe e zgjuar e KM. Herë- herë i duket edhe si loja politike e një “strategu largpamës” model Erdogani, që di të fitojë përherë, por harrojnë vetëm faktin e thjeshtë, që pikërisht këtë lojë të pushtimit të frymëmarrjes politike të shqiptarëve mund ta bënte lehtësisht kushdo. Gjithsecili, që ka qenë në krye të pushtetit gjithë këto vite të vështira tranzicioni, sikurse Berisha, Nano, Majko, Meta, Fino, mund ta kishin realizuar lehtësisht sulmin mbi pluralizmin, por në asnjë rast nuk e bënë dhe as nuk e çuan nëpërmend me gjithë dëmet që mund t’i kenë shkaktuar, për vetë faktin e thjeshtë, se me këtë akt makabër nuk do të asgjësonin vetëm Shqipërinë, por edhe vetveten.

      Mjerimi më i madh në këtë dramë politike është indiferenca, cinizmi, meskiniteti, komentet infantile të medias që analizojnë asgjësimin e tyre, që lobojnë kundër misionit të tyre dhe nuk arrijnë të kuptojnë, ose nuk duan të kuptojnë, vetëm për interes të një grushti parash të pista. Që arrijnë të nënshtrohen deri në kufijtë e përunjësisë mesjetare dhe i kanë hyrë garës së pasurimit material nën diagnozën virusiane të vetë dinosaurit, me shpresë që aty do të gjejnë prehjen e lumturisë shpirtërore.

      Kryemjerimi infinit është vetë KM, që vuan ankthshëm nga “obsesioni i letrës” i pangopësisë me paranë, tek e cila për dramë të një populli të rraskapitur, shikon lumturinë e munguar nga gjendja e haluçinacioneve të idiotit.

      Nuk di ndonjë rast, ose autor në të gjithë historinë e diturisë botërore, që të stigmatizojë forcën e parasë, si kusht për një jetë të lumtur shpirtërore, përpos një fjalë të urtë cinike kavajase, sipas së cilës vetë urtësia thotë: “Zot më jep mend sa të lidh ushkurët e brekëve, të tjerat m’i jep pare”. Ndoshta kjo urtësi kavajase duhet të jetë deviza e këtij dinosauri, që nuk ndjen të nginjur me marrinë pas “letrës” dhe syrin ia ka vënë së fundmi edhe pronave të vetme që i kanë mbetur sovranit, apartamenteve që nuk i shkatërroi dot as tërmeti i fundit. Apartamenteve ku sovranit i erdhën në emër të tij më se dy miliardë euro. Apartamenteve të vogla ku ata kanë kaluar kohën e mjerimit të vështirë totalitar, shumë shpejt do t’i trokasin “ekspertët” e shtetit që do të vlerësojnë se në cilën prej tyre do të rrafshojnë dhe në vend të tyre të ngrenë godina shumëkatëshe oligarkët ortakë të qeverisë dhe të KM. Edhe këto duhet të gëlltiten, që të mos mbetet asgjë tjetër, ndoshta edhe vetë ajri, që Ai të ketë rezerva të pashtershme në botën e përtejme, në fenë unike ku ka lidhur besimin e tij, sipas së cilës, aty nuk pranohesh pa thasë të rëndë miliardash.

      Kryemjerimi është pikërisht KM që me logjikë Kim Jong Un mbasi ka gllabëruar të gjithë pushtetet, rrëmben edhe vetë vulën e thatë të opozitës së lodhur nga kjo torturë dhe paturpësisht kërkon të ndeshet në ringun elektoral me një kundërshtar me duar dhe këmbë të lidhura, ndërsa vetë dinosauri ka në dispozicion të gjithë arsenalin e armëve të botës për të goditur, shkelmuar dhe grushtuar. Një turp i madh do jetë kjo “fitore” vrastare. Një turp shumë i madh, aq sa edhe vetë inteligjencës së tulatur nga ky vulgaritet, i vjen turp për llogari të turpit të tij. Një turp i madh është ky edhe për vetë PS-në, që me këtë fitore shkon përtej marrëzisë së fitores enveriane, që shumë më “ndershëm” e vrau pluralizmin me plumb kokës pa mbërritur mirë në zyrat e pushtetit.

      Pluralizmi politik në Shqipëri, njësoj sikurse asetet publike, është marrë peng nga partia e feudalizuar e E.Ramës, i cili është duke krijuar artificialisht një pluralizëm fals të polarizuar alla-Alibashian, ku në vend të garës demokratike për ide, vizione e programe qeverisëse behën përndjekje, burgosje, shkatërrime pronash me tritol të kundërshtarëve politikë, etiketime, bojkotime, intriga dhe kërcënime nga më të ndryshmet.

      Që prej 12 dhjetorit 1990 kur është krijuar partia e parë opozitare shqiptare, në një vend me një përvojë minimale pluraliste 1920-1924, gjyqi i datës 3 mars që nuk legjitimon pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje është vrasja përfundimtare e opozitës dhe kalimin në një pluralizëm të kontrolluar prej KM, ku subjektet elektorale do të jenë thjesht satelitë të tij, vegla të liderit absolut, që po e çon vendin në një shoqëri kazerme të kontrolluar.

      Kryetari i partisë me kompetenca të një monarku absolut, emëron deputetët, emëron ministrat, është kryeministër dhe de facto kryetar shumice në parlamentin që duhet të kontrollojë qeverinë e tij, ndërsa cikli mbyllet me një sistem vertikal që personalizohet në atë masë, sa fatet e shtetit, partisë dhe shoqërisë përcaktohen nga një individ.

      Po përse bëhet e gjithë kjo!? Përse gjithë ky shkatërrim për të ardhmen e shqiptarëve!? Vetëm që të dendet në para një person, që vuan në formën më të rëndë maniako-depresive; atë të grumbulluarit të letrës me vlerë, të thasëve me para, të miliardave.

      Por kur një ditë të zbulohen thesaret e grumbulluara nga grabitja e aseteve publike të shqiptarëve, padyshim që do të ndodhin skandale shumë më të rënda se ato të ish-presidentit të Republikës së Kongos, Mobutu Sese Seko, ku paratë e arit dhe diamanteve të grabitura tronditën vetë bursat e Gjenevës.

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      bo bo sa kar je!!!!

      Po pse edvin i çfarë është!!!!

  1. Po Sale po,sikur ishte vjeshta e ndryshimit te madh,pastaj e shtyte per ne dimer e tani e le per ne pranvere,vari lesht prit te vij vera te fillojne pushimet e pastaj filloje prape ne vjeshte se stinet nuk mbarojne,vine rrumbullak si toka…

  2. Berisha ka marre fund me kohe dhe tashme sdi ca te bej per te fituar pak vemendje si puna e big britherit ahahahah

  3. Si nuk te vjen zor mo z. Berisha qe flet me epitete sikur je 15 vjecar dhe jo nje 80 vjecar. Sharje,shpifje,epitete,trillime digjitale sa poshte qe ke rene.

  4. Paskan dale morrat mavi nga brima sot. Zakonisht jane me shumice kur ka ndonje lajm per Dylberin e tyre te madherishem por do kene marre byrek shtese per sot. Ikni o ju qifsha robt se jeni bere kanceri i kesaj shqoerie

  5. Po ca thua o Saleeee, Rama tall karin me ju te dy nga mengjesi deri ne dark. Pikerisht ai ju mban ne qarkullim se i intereson. Boll genjeve njerezit duke then “Rama i pashpres”. Boll talle karet me demokratet se te kan dhen gjithcka dhe po i degjeneron vetem per interesat e tua te ngushte personale. Se kuptoj si ka akoma dele qe besojn qe ky po e ben gjith kete per PD. Eshte absurde ta mendosh keshtu, duhet te jesh super idjot. Akuzon te tjeret per pengmarrje nga Rama nderkoh te ky per hallet e veta bashk me like floririn kan marr peng opoziten, duke i dhen mundesin Rames te mbreteroj. Ik ore kar hap krahun se je ti qe po e mban Ramen ne pushtet. Ik ore cop kari se halli jot nuk eshte halli i demokrateve qe kan 10 vjet rrugeve per ju dhe ju vazhdoni tallni karin dhe i perdonri si mish per top. Tani i perdor edhe Lçike floriri qe nuk la demokrat pa heq nga puna kur kishte ministrira.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *