• |
ide | kryesore

“Dua 1 milion euro”/ Një person merr peng klientët e një farmacie në Gjermani

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
peng


Disa persona u mbajtën peng brenda një farmacie në qendër të qytetit të Karlsruhe të Gjermanisë. Autori i pengmarrjes ishte një person i armatosur që kërkonte 1 milion euro. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe në fillim hyri në negociata me pengmarrësin.

Zona pranë vendit të ngjarjes u rrethua dhe u ndalua qarkullimi edhe pse ajo është një segmentet më të populluara të kësaj kohe për shkak të një panairi që mbahet aty. Në vendin e ngjarjes shkuan edhe disa ambulanca. Qytetarët që jetojnë në zonë raportuan në polici se po dëgjonin të shtëna armësh.

Thirrjet e para u bënë rreth orës 16:30. Ato sinjalizuan fillimisht se 2 persona po mbaheshin peng në një farmaci. Pas dështimit të negociatave, policia gjermane vendosi të ndërhyjë duke arrestuar autorin dhe duke liruar pengjet.

“Për fat të mirë, asnjë peng nuk u lëndua”,tha zëdhënësi i policisë, Dennis Krull. Gjatë operacionit policia u kërkoi njerëzve të shmangnin zonën dhe të ndiqnin udhëzimet e efektivëve. Një shkollë aty pranë hapi ambientet e saj për të mirëpritur banorët që ishin penguar të ktheheshin në shtëpitë e tyre.

Nisur nga kjo ngjarje Panairi i Karlsruhes anuloi disa aktivitete që duhej të ishin zhvilluar në mbrëmje. E njëjta farmaci ka qenë objektiv i një sulmi tjetër edhe në të kaluarën. Në janar, një person i maskuar hyri në dhomën e stafit, i armatosur me një sharrë. Ai kishte kërcënuar një punonjës dhe kishte ikur duke i marrë metadonin. Burri më pas u arrestua dhe u dërgua në burg. ©LAPSI.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *