• |
ide | kryesore

Aksidentoi për vdekje këmbësorin, arrestohet shoferi në Korçë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
policia, tirane,


Është kapur dhe prangosur shoferi 49-vjeçar i cili mbrëmjen e djeshme aksidentoi për vdekje kalimtarin në aksin rrugor “Korçë-Pogradec” dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Në pranga ka rënë drejtuesi I. V., 49 vjeç, banues në Prrenjas, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Lumalas, Korçë, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, ai ka aksidentuar këmbësorin O. Zh., 39 vjeç, banues në Korçë, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Drejtuesi i automjetit I. V., u largua menjëherë nga vendi i aksidentit, por u kap më pas nga shërbimet e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *