• |
ide | kryesore

Bandat vrasin banakieren në lokalin e Fatjon Muratit, mik i Indrit Dokles

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme
Don policia



Orë tmerri mbrëmjen e së dielës në rrugën “Anastas Shundi” në periferi të Tiranës. Breshëritë e armëve i morën jetën banakieres 60-vjeçare që punonte në një lokal rreth orës 21:00 dhe lanë të plagosur 6 persona të tjerë, që janë jashtë rrezikut për jetën.

Kanë qenë dy ose më shumë persona që udhëtonin me motor përballë lokalit në pronësi të Fatjon Muratit, të cilët janë ndalur dhe kanë qëlluar me breshëri drejt lokalit duke terrorizuar zonën përreth.

Nga të shtënat e armëve ka mbetur e vrarë Mimoza Paja, rreth 60 vjeçe, banakierja e lokalit, si dhe janë plagosur Sahit Murati, 50 vjeç, Astrit Meraj,42 vjeç, Emanule Sala, 47 vjeç, Ermir Bejuku, 45 vjeç, Genc Shohalli, 55 vjeç. Plumbat i kanë marrë në gjoks, në krahë dhe në këmbë, sipas mjekëve të spitalit të Traumës, ku po kurohen të plagosurit.

Nga ciflat e xhamave është lënduar edhe një e mitur 10-vjeçare me mbiemrin Paja. Atentorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes duke përfituar nga errësira dhe deri tani policia nuk ka asnjë gjurmë të tyre.

Gjithsesi policia njoftoi se janë ngritur postblloqe në rrugët që lidhin Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin me shpresë se do të ndalojë autorët e krimit.

E shkuara kriminale e Fatjon Muratit

Majtas, Indrit Dokle, djathtas Fatjon Murati

Dyshohet se shkaku për atentatin e kësaj të diele të fshihet në konfliktet e Fatjon Muratit, pronari i lokalit ku ndodhi vrasja. Pasuritë e Muratit janë sekuestruar më parë nga Prokuroria e Tiranës, madje edhe lokali që ishte në punë e sipër rezulton të jetë sekuestruar në tetor të vitit të kaluar.

Shkak i sekuestros së pasurisë së tij është bërë një akuzë në Itali për blerje të mallrave të vjedhura, posedim ilegal të armëve dhe të lëndëve narkotike.

Por aktiviteti në Itali nuk duket të ketë lidhje me ngjarjen e sotme. Në Tetor, Fatjon Murati u ndalua bashkë me Indrit Doklen dhe me Gentian Reçin, një dyshe e njohur për konfliktin me kushërinjtë Martinaj.

Në fakt, pas vrasjes së Brilant Martinajt në korrik të vitit të kaluar në atentatin ku mbetën të vrarë edhe Besmir Hoxha dhe Dikler Vata, prokuroria e Kurbinit kërkoi për të marrë në pyetje edhe Fatjon Muratin.

Përfshirja e tij në masakrën e Fushë-Krujës nuk u provua kurrë, megjithatë në Tetor ai u arrestua nga policia pasi gjurmët e gishtave iu gjetën në një makinë të mbushur me armatime.

Mesazhi pas atentatit

Kushdo që ka qëlluar drejt lokalit, ku mbeti e vrarë banakierja 60-vjeçare, kishte mundësi të shihte nga rruga paraprakisht, pasi dritat në lokal ishin ndezur.

Atentatorët duhet ta kenë ditur se Fatjon Murati nuk ishte në lokal, e megjithatë ata kanë qëlluar për të vrarë duke shkaktuar terror në lagjen përreth.

Mes klientëve të tjerë ndodhej edhe xhaxhai i Fatjonit, Sahit Murati, i cili është një nga të plagosurit.

Plumbat vijnë nga hakmarrja e verbër, por janë edhe një mesazh për të nxjerrë Fatjon Muratin nga jeta e arratisë, mesazh që i kushtoi jetën një gruaje të pafajshme.

 



20 Comments

    1. Nga grupe kriminale tani më ka ca kohe që jane kthyr në grupe terroriste islamike. Se pse mentaliteti dhe sjedhjet i kane të njëjta. Ky ështe akt Terrorist i pastert. Me sa duket e keqja e madhe veq sa po ka fillue. Policija dhe Drejtesija jane nonekzistente.

  1. Dakord me Mirin. Ktheni denimin me vdekje dhe dilni nga Keshilli i Europes per disa vjet derisa Shqiperia te kthehet ne normalitet perndryshe do hyme ne nje rruge pa kthim

    1. Denimi me vdekje nuk shpeton askend. Te denohesh me 25 vite burg nuk eshte me mire nga vdekja perkundrazi. Kush kerkon denimin me vdekje, nuk ja ka idene kriminalistikes dhe kodit penal. Megjithate, ne kete situate, kur hallkat e shtetit nuk funksionojne, kerkesa eshte e kuptueshme.

      1. e vertet qe nuk jemi te gjithe eksperet te kodit penal dhe kriminalistitikes. Po mjafton te shofesh sa lehte kane dale nga burgu persona ti tipit Dokle, Lul Berisha (ndjese por lista eshte kaq e gjate sa nuk i mbajme mend me) eshte e mjaftueshme per ta kthy ket vend ne binar.

    2. Pse keshilli e evropes na qenka me mire ? Atje jane mbledh romantiket e dhunes dhe te komunizmit. Jane ata qe nen dhembe me ze te ulet, nderkohe qe pellasin demokraci, thone rroft partia PPSH.

      RRITJE REOGE GJONA TMIRA…Hani kar o shqiptar evropa ju qiu ne damar

  2. Pak rendesi ka ne denohen me vdekje apo me shume vite burg. E verteta eshte se nuk denohen fare por zgjaten e sterzgjaten gjoja hetimet.
    Ky personi ka denim me burg qe ne 2018 nga Italia.
    Po nga prokuroria kush do denohet dhe sa? Lokali ishte gjoja i sekuestruar, puna vazhdonte normalisht.
    Sipas drejtesise se re, ala evropo-amerikane, c’fare do te thote sekuestrim?
    Kur ky tipi ishte gjoja ne arrest shtepie, si kishte dale jashte shtetit?
    Ky eshte nje, e vrave apo e fute ne burg pak rendesi ka. Por sa persona te tjere prokurore, police, spiuna te Shik, etj qe paguhen me parate tona duhet te ishin ne burg per mos kryerje detyre ne rastin me te mire?

    1. Ne nje shtet mafioz sundon ligji i xhungles dhe jo ligji. Policia ne sherbim te trafikanteve dhe krimineleve.

  3. e para, për shkak se vetëdija e tij politike u formua në shkollën e socializmit shtetëror dhe ai vetë nuk u ngrit dot kurrë përtej horizontit të ngushtë të asaj shkolle dhe praktikave të atij rendi shtetëror; e dyta, sepse e tëra jeta e tij politike, nga vitet 1990 e këtej, është mbështetur mbi demagogjinë. Berisha është demagogu par excellence i politikës shqiptare të tranzicionit.

    1. ganngsera pushtet mardhenie bolelepirese. Vis martini 6 komisarita i mbante me rroge. Ardhji vjelliu do mut ariu.
      Ta gezojme shtetin e arixhinjve.

  4. Nard Ndoka tallet me PD: Në këto zgjedhje do dalë me e fortë sepse ka Berishën ditën dhe Bashën natën,e shikoni o cecene e shpellkare te salihut cfare tallje ben ministri me i suksesshem i salihut,tallje bythe nga nardi per qenin plak serb salih

  5. oooooo çUçI o te qi….a mjekrren e cjapit, po ca bo gjithe diten mor legen,
    apo e ke mendjen vec te kurvat e te leket.

  6. Po mor qytetar “luftëtar” i PS-97 , por në krye të pushtitshtet nuk ke Saliun por qenin drog- kriminelin me brekushe të bushura me kriminela e vampira si Zenepja që i ka vajtur shpirti në ferr me gjakun që ju pinte gardistëve në 97. Me gjak e merrni pushtetin dhe nuk e lëshoni pa gjak , kjo është motoja e krimkomunistave .

  7. Keshtu do te zgjidhet cdo gje,kur ne Shqiperi egziston ligji I xhung)es.Kur vellai mashtron motren dhe ligji nuk vepron.KKjo. eshte zgjidhja.

  8. Edvin fisqiri me Bled Karin fallco cuci do bejne shtet? Keta jane bastarde ordinere. Ky vend i qelbur vend kerrme. Vjen era vdekje kudo. Fuck this land

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *