• |
ide | kryesore

Sommer mban premtimin për De Ligt: mbërrijnë 700 kg çokollata zvicerane, por Bayern bllokon kamionin

-Instant, Sport
Sommer



Një rasti shumë interesant ka ndodhur te Bayern Munich. Një histori e bukur që përfshin De Ligt dhe Sommer, por që ka vënë në lëvizje strukturat e klubit. Gjithçka rrotullohet rreth një kamioni plot me çokollata që duhej t’i dorëzohej mbrojtësit holandez. Një dhuratë nga portieri për ta falënderuar dhe shpërblyer për paraqitjen e shkëlqyer të ofruar në ndeshjen e Champions League kundër PSG. De Ligt u tregua vendimtar për kalimin e raundit.

Bayern Munich u kualifikua në çerekfinale të Champions pasi eliminoi PSG. Një ndeshje, ajo e kthimit, e cila pa mbrojtësin De Ligt të rezultonte vendimtar për objektivin. Në fakt, me rezultatin 0-0, mbrojtësi shpëtoi në linjë golin e mundshëm të francezëve, pas një gabimi të portierit zviceran Sommer. E ky i fundit, për mirënjohje, i kishte premtuar se do t’i jepte shumë çokollatë zvicerane. Por ata nuk kishin marrë parasysh klubin dhe rregullat e tij strikte.

BAYERN BLLOKON 700 KG ÇOKOLLATË

Sommer kështu porositi 700 kg çokollatë të ndarë në mijëra shufra, duke bërë një porosi të madhe nga kompania Kagi. Kamioni u largua nga Zvicra dhe pas tre orësh udhëtim u nis për në shtëpinë e mbrojtësit holandez. E këtu hyri në fushë klubi bavarez. Shoferit iu dha urdhër që të ndalonte dhe të mos e çonte çokollatën në destinacion. Motivi është i thjeshtë. Nuk është një kompani që është një nga sponsorët zyrtarë të klubit. Asnjë dorëzim dhe çokollata u dhurua në bankën ushqimore të Mynihut.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *