• |
ide | kryesore

Video/ Vjehrra e Dybala në versionin hot: spektakël në rrjetet sociale, habitet edhe Joya

-Instant, Sport, Video
Catherine Fulop



Në kohën kur në Europë ende janë veshur rrobat dimërore dhe të gjithë e kanë mendjen te vera, nuk është absolutisht mendimi i vjehrrës së Dybala. Të paktën duke pasur parasysh videon e fundit të publikuar në Tik Tok e saj. Catherine Fulop, e ëma e Oriana Sabatini, partnerja e futbollistit të Romës. Vjehrra e Joya është bërë e njohur në rrjetet sociale për urrejtjen e saj ndaj temperaturave përvëluese të Argjentinës, ku tani është kulmi i verës.

Mamaja e Oriana Sabatini, partnerja e Paulo Dybala, Catherine Fulop, është një ish-modele venezueliane. 56-vjeçarja është në formë perfekte. Fizik statuor, shumë alegri dhe një karakter që e kanë bërë të famshme edhe në rrjetet sociale. Ajo ishte Miss Venezuela dhe ka marrë pjesë në programe të ndryshme televizive dhe telenovela të cilat e bënë të njohur edhe si aktore. Ditët e fundit ajo ka dhënë spektakël me një video ku ankohet për vapën 40 gradë në Argjentinë. E gjitha në një pozë seksi dhe një veshje që i vë në pah format e saj.

Videoja që e ka bërë virale këto ditë është ajo në të cilën ajo flet në telefon duke u ankuar për vapën përvëluese në Argjentinë, ku është verë. “Preferoj dimrin dhe të ftohtin”, thotë vjehrra e Dybala, e cila më pas i referohet Wanda Nara: “Nuk kemi të gjithë një shtëpi në plazh si ajo”.

@catherinefulop65 Sos team verano? O invierno??? 40• de calor! #teaminvierno #teamverano #comedia #actriz ♬ sonido original – ✨Grace✨



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *