• |
ide | kryesore

Video/ Vlahovic e Chiesa çojnë Juventus në tetë më të mirët e EL: United nuk gabon, Feyenoord e tepron

-Instant, F1, Sport, Video
Chiesa



Asnjë surprizë në skuadrat që u prezantuan në cerekfinale të Europa League. Juventus shkoi të fitojë në Gjermani, duke likuiduar Freiburg me golat e Vlahovic e Chiesa. United fiton edhe në Sevilla, duke mposhtu Betis me golin e të zakonshmit Rashford. I ekzagjeruar Feyenoord që shpartalloi 7-1 Shakhtar Donetsk pas barazimit në vajtje. Fenerbahce fitoi 1-0 ndaj Sevilla, por nuk mundi të përmbysë situatën.

FREIBURG 0-2 JUVENTUS

Juventusi është në çerekfinale të Europa League pasi eliminoi Freiburg. Bardhezinjtë e teknikut Allegri përsëritën suksesin e ndeshjes së parë në Torino, duke fituar 2-0 në Gjermani. Një penallti e shndërruar në gol nga Vlahovic në minutën e 45′ dhe goli i Chiesa në minutën e 95′ vendosën ndeshjen. Në pjesën e parë, Szczesny u tregua super ndaj Ginter në minutën e 22′. Pastaj, pak para pushimit ndeshja ndryshoi në prekjen me dorë të Gunde, që devijoi goditjen e Gatti. Një penallti që i kushtoi kartonin e kuq, pas rishikimit në VAR. Në epërsi numerike gjatë gjithë pjesës së dytë, Juventusi provoi të dyfishonte me Chiesa. Goditja e numrit 7 u stampua në traversë. Por në minutën e 94′, Chiesa shënoi golin e dytë, duke i siguruar Juves kualifikimin mes tetë më të mirëve të kompeticionit.

Lexo më tej:Juventus mëson datën e apelit në Kolegjin e Garancisë: ankimimi kundër -15 do të diskutohet në 19 prill

Juve shënoi kështu në fund të dy pjesëve, fillimisht me Vlahovic dhe më pas me Chiesa. Bardhezinjtë mundën Freiburg 2-0 në transfertë dhe u kualifikua në çerekfinale të Europa League. Vlahovic iu rikthye golit saktësisht pas një muaji (ai shënoi golin e tij të fundit kundër Nantes më 16 shkurt). Në fakt, në minutën e 45′ të pjesës së parë ai shënoi me penallti. Dyfishimin e nënshkruai Chiesa në minutën e 95′ e ky është një tjetër lajm i mirë për Allegri.

NDESHJET E TJERA

Manchester United fiton sërish, në ndeshjen e dytë të 1/8 të Europa League. Djajtë e Kuq, pas 4-1 në ndeshjen e parë, mundën 1-0 Betis falë golit të Rashford. Edhe Sevilla kalon në tetë më të mirët. Spanjollët, të fortë në 2-0 e Sanchez Pizjuan, vuajtën shumë kundër Fenerbahçe. Turqve nuk i mjaftoi një fitore 1-0. Spektakël i Feyenoord, që dominoi ndaj Shakhtar në Roterdam me një 7-1 shkatërrimtare.

Round of 16 Europa League

Fenerbahce 1-0 Sevilla (0-2)
Feyenoord 7-1 Shakhtar Donetsk (1-1)
Freiburg 0-2 Juventus (0-1)
Real Betis 0-1 Manchester United (1-4)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *