• |
ide | kryesore

Padia e PD për bordin e karburanteve, sot zhvillohet seanca e dytë në Kushtetuese

-Instant, Lajme, Të fundit



Këtë të premte, në orën 10:00, në Gjykatën Kushtetuese do të mbahet seanca e dytë dëgjuese për Bordin e Transparencës për karburantet, pas padisë së bërë nga Partia Demokratike zyrtare.

Kjo seancë, është vijim i seancës së mbajtur më datë 9 mars. Sot pritet të mbyllet shqyrtimi dhe brenda 1 muaji, do të jepet vendimi.

Pala paditëse, ajo e PD-së zyrtare, thotë se qeveria nuk ka bërë analizë të thelluar për nevojën dhe urgjencën e Bordit. Për PD, bordi nuk mund të përcaktojë çmimet, pasi është në kundërshtim me tregun.

Ky bord u ngrit në kushtet e luftës në Ukrainë, në mars të 2022. Kujtojmë se në atë kohë çmimi i naftës shkoi deri në 270 lekë. Por PD thotë se ky bord cënon Kushtetutën, në nenin 101 të saj, që ka të bëjë me veprimtarinë ekonomike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *