• |
ide | kryesore

Rast pas rasti/ Si kujdeset Rama për të tallur publikisht Presidentin (FOTO)

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Fotografia e zgjedhur nga kryeministri Edi Rama mesditën e sotme për të njoftuar se i kishte propozuar kreut të shtetit emrin e Vlora Hysenit për drejtuese të Shërbimit Informativ Shtetëror nuk është një gabim protokollar. Në atë foto Bajram Begaj ishte fiksuar në një pozicion jo të përshtatshëm e që absolutisht mund të ishte shmangur nga Edi Rama apo stafi i tij.

 

Sot Rama e la postimin me foton aspak të përshtatshme për kreun e shtetit për disa minuta dhe pastaj e zëvendësoi me një tjetër foto më normale. Me siguri ky ishte qëllimi i tij. Mjafton disa minuta sa për t’u shpërndarë fotografia në rrjet e portale, sa për të ngelur në arkivat e medias, pastaj e zëvendëson duke u përpjekur ta trajtojë si një gabim që u korrigjua përsëri. Ky nuk është një rast i izoluar kurrsesi.

Do të bënim gabim po ta trajtonim si të tillë. Vijimësisht Rama ta tentuar ta depersonalizojë Presidentin dha ta paraqesë në sytë e opinionit publik si një të nënshtruar pa kushte të tij, si një zyrtaruc të rëndomtë që pavarësisht se në hierarki është kreu i shtetit, qëndron shumë më poshtë Kryeministrit, shumë më poshtë atij, “liderit tonë global”. Sigurisht që vetë kreu i shtetit është i kompleksuar përballë Ramës. Këtë e pamë që në momentin kur i shkoi në zyrë teksa Kryeministri e propozoi për President. Pamjet e servilizmit dhe adhurimit pa kushte të Bajram Begajt ndaj Edi Ramës bënë xhiron e rrjetit.

Edhe në shfaqje të tjera publike të përbashkëta, Edi Rama është kujdesur që Bajram Begajn ta paraqesë si një “ushtar” të bindur të tij, si një figurë pa personalitet e staturë si kreu i shtetit.

Qesharake janë edhe pamjet e takimeve të tjera në shkallët e Presidencës. Kryeministri s’ka denjuar t’i hedhë as sytë në ndonjë rast edhe pse Presidenti i kishte shtrënguar dorën e po i fliste. Në një rast tjetër siç tregojnë burimet nga njerëz aty pranë, Bajram Begaj nuk guxonte të rikthehej në zyrë pa hipur më parë Rama në makinë që të largohej nga Presidenca.

Madje thonë që i bezdisur nga ky impostim ka qenë vetë Kryeministri që i ka kërkuar Presidentit të futej brenda e mos të rrinte aty nëpër shkallë. Nuk është sekret edhe ajo që qarkulloi si legjendë urbane qysh prej ditëve të para në detyrë, kur Bajram Begaj në një takim publik i ishte drejtuar Niko Peleshit me fjalën “shef”. Kjo i kishte bërë përshtypje Ministrit të Mbrojtjes dhe të pranishmëve në takim.

Me siguri që Begaj e ka korrigjuar këtë nënçmim të vetes e funksionit që ushtron si President në raport me Niko Peleshin, por përballë Ramës vijon të duket si një “president me cen”, pa personalitet e staturën që ka kreu i shtetit në një vend normal. Vetë Edi Rama si një narcist i lindur kujdeset posaçërisht për ta paraqitur pikërisht të tillë Bajram Begajn. Sot ai thjesht konsumoi aktin e radhës në serinë e shumë të tjerëve që do të shohim në vazhdim.  ©LAPSI.al



10 Comments

  1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

    Turp kombëtar, këtë mut president as për roje presidence nuk e meriton

    1. Jo turp. Thjesht cirk i shemtuar dhe bajat.
      Edhe ariu president ka nje rol ne cirkun e rames.

      Rama nuk ben dot numra cirku gaztore por vetem numra poshteruese per kafshet e tij

  2. Sa herë që Berisha bën si egër me “regjimin”, Ramës i mjafton që të shqiptojë një “Z” dhe Berisha me gjithë revolucionin fut bishtin ndër shalë dhe shkon e qan te Samir Mane, Shefqet Kastrati, Bashkim Ulaj e të tjerë.

    Në gjithë çoroditjen e tij për të mbajtur veten në skenën politike të Shqipërisë deri në momentin që SHBA ti dhurojnë “një kthim koke”, spikat “dashuria” e tij patologjike për Lulzim Bashën. Kjo është shiringa që ja ngul vetes pafundësisht

  3. Po ta vini re nga historia edhe shoku Udheheqes i tallte shoket e shoqet kur mundte(dhe kur nuk i eliminonte)

    Madje edhe Stalini vete i nxirrte me zor shoket ne valle!!!!

    Ky bastard nuk bën perjashtim.

  4. Ky ushtar që kërcënon dhe shantazhon ambasadorin , tregon mjaft mirë se sa servil, pa dinjitet dhe pa karakter e moral është….
    Turp për vendin tonë!
    Ky dhe sekretari i tij i përgjithshëm, janë pa dinjitet, janë të përdorura keq

  5. Palaqoja gjoja km i don te gjith ushtaret e tij palaqo pa autoritet pasi keshtu i pelqen. Nga muti qar pret domosdo muter💩💩💩💩💩💩

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *