• |
ide | kryesore

Përgjaken sërish rrugët/ Aksident në Fushë Krujë, një i vdekur, 3 të plagosur

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Aksidenti me motor, 38-vjeçari në gjendje të rëndë te Trauma



Një aksident i rëndë me një të vdekur dhe tri të plagosur ka ndodhur mëngjesin e së martës në autostradën Fushë Krujë – Milot.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën Luan Duka, 50 vjeç dhe janë plagosur tri pasagjerët që ndodheshin në makinën e tij. Autovetura tip Benz ka dalë nga rruga gjatë orëve të para të mëngjesit në autostradën Fushë Krujë – Milot dhe është përplasur me mbrojtëset metalike të rrugës.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën 50-vjeçari Luan Duka si dhe janë plagosur pasagjerët që ndodheshin me të. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë. Shkak i aksidentit duket se ka qënë shpejtësia tej normave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *