• |
ide | kryesore

Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 45-vjeçarja

-Instant, Lajme, Të fundit
spital, Aksident, Korçë, Rrëshen, Fier, plagòsje


Një 45-vjeçare është dërguar pa shenja jete në spitalin e Durrësit. Sipas informacioneve paraprake dyshohet se ajo ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policise:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 08:20, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, është dërguar pa shenja jete, shtetasja O. Gj., 45 vjeçe, banuese në Maminas, Durrës.

Nga veprimet paraprake hetimore dyshohet se kjo shtetase ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesën e saj.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *