• |
ide | kryesore

Trafiku i drοgës drejt Greqisë, arrestohet 24-vjeçari në Ersekë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 24-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim është prangosur nga policia. Ai, në bashkëpunim me 4 shtetas të tjerë, 3 prej tyre të arrestuar, transportonte 8.2 kg lëndë narkotike kanabis. Shtetasi K.P, banues në Ersekë, akuzohet për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Në kuadër të këtij operacioni, në qytetin e Ersekës, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8.2 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe u arrestuan në flagrancë 3 shtetas, të cilët në bashkëpunim me shtetasit K. P. dhe G. D. (në kërkim), ushtronin aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për kapjen e 35-vjeçarit G. D.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *