• |
ide | kryesore

Nagelsmann shkarkohet si Agim Canaj: Bayern në lojë për tre trofetë e megjithatë vjen Tuchel

-Instant, Sport
Canaj



Ndryshim në pankinë për Bayern Munich. Klubi bavarez, në fakt, zyrtarizoi të premten pasdite shkarkimin e Julian Nagelsmann dhe punësimin e Thomas Tuchel. Ish-tekniku i Chelsea ka nënshkruar kontratë për dy sezone e gjysmë deri më 30 qershor 2025. Së bashku me Nagelsmann, u pushuan nga puna edhe bashkëpunëtorët e tij Dino Toppmoller, Benjamin Gluck dhe Xaver Zembrod. Një shkarkim absurd nëse llogaritet se Bayern është -1 nga kreu i Bundesligës dhe në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë dhe Champions. Praktikisht në lojë për gjithçka e një shkarkim i tillë të kujton vetëm modelet shqiptare. Më i spikaturi është ai i Agim Canaj nga Dinamo.

Në krye të Dinamos në sezonin 2007-2008 mjaftoi një humbje në derbi që Canaj të shkarkohej. Blutë kryesonin me 9 pikë avantazh ndaj Vllaznisë, por u mundën 1-0 nga Partizani. Canaj u shkarkua atëherë me vetëm një telefonatë nga presidenti i atëhershëm Besnik Sulaj. “Je i shkarkuar” ishin fjalët e thëna, në mosbesimin legjitim të Canaj. Dinamo mbetej 6 pikë para vendit të dytë e megjithatë trajneri u shkarkua. Në detyrë erdhi Ilir Daja që u shpall kampion me 10 ndeshjet e mbetura.

Ndërsa në motivet e shkarkimit të Nagelsmann nga Bayern Munchen është “mungesa e kualitetit” e evidentuar në skuadër në periudhën e fundit. E pranoi Ceo i klubit bavarez Oliver Kahn. ” Por tani e kuptuam se cilësia e ekipit tonë, pavarësisht titullit të vitit të kaluar, është shfaqur gjithnjë e më pak. Pas Kupës së Botës luajtëm gjithnjë e më pak me sukses dhe në mënyrë tërheqëse. Performanca e fortë e lëkundjeve ka vënë në pikëpyetje objektivat tona të këtij sezoni, por edhe synimet tona për të ardhmen. Prandaj reaguam tani”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *