• |
ide | kryesore

Video/ “Nesër nuk duhet të humbasim”: Cikalleshi e di çfarë i pret në Varshavë dhe kur duhet ta godasin Poloninë

-Instant, Sport, Video
Cikalleshi



“Ne çdo ndeshje që futemi luajmë për fitore. Duke parë grupin që kemi, çdo ndeshje ka specifikën e saj. Duhet të bëjmë një ndeshje kompakte, të bëjmë kujdes mos pësojmë gol, nuk duam që të pësojmë. Nesër nuk duhet të humbim. Ne kemi forcën dhe strategjinë tonë, fusha do e tregojë çfarë kemi punuar. Është një skemë klasike ku çdo lojtar e ndjen veten komod. Me skemën 3-5-2 nuk kemi arritur aty ku duhet. Ne mund të bëjmë edhe më mirë”. Një konsideratë që lë pas të shkuarën me Edoardo Rejan ajo e artikuluar nga Sokol Cikalleshi, në vigjilje të sfidës me Poloninë. Edhe pse në fakt lojtarët kishin ngurruar ta pranonin vështirësinë e aplikimit të lojës së italianit dhe vetëm opinionistët e media insistonte që 3-5-2 nuk ishte për Shqipërinë.

Gjithësesi, në vigjilje të debutimit në kualifikueset e Euro 2024, Cikalleshi e kuqezinjtë janë gati të tregojnë se mund ta luajnë kundër të gjithëve në grup: “Ne jemi një Kombëtare e vogël dhe çdo lojtar është i rëndësishëm. Këta janë lojtarët, nuk fokusohem tek ajo që na mungon por tek ajo që kemi. Jemi një grup që mbështetemi te uniteti dhe me harmoni do futemi në fushë dhe të bëjmë më të mirën. Ne e dimë që kemi përballë një ekip të fortë. Nuk do ti japim asnjë hapësirë sepse ata luajnë vertikalisht”.

Lexo më tej: Video/ “Lewandowski i fortë, por ne kemi Cikalleshin e duam kualifikimin”: Sylvinho rikuperon Abrashin e Uzunin

SI MUNDET POLONIA…

Cikalleshi pastaj u ndal te kundërshtari, që humbi befasisht kundër Çekisë në debutim: “Polonia vjen pas një performance të mirë në Botëror. Golat e shpejtë që pësuan e çekuilibruan skuadrën. Ata kanë lojtarë të mirë që luajnë në ligat më të forta në Europë. Nuk duhet të futemi me idenë që ata janë të dobët. Ata janë të rrezikshëm në kundërsulm, vijnë pas një humbje dhe do të kërkojnë fitoren. Në momentin që Polonia të jetë në disbalancë, ne duhet ta godasim. Është kënaqësi për ne që stadiumi do të jetë plot, futbolli pa tifoz është i mangët. Sigurisht që tifozët janë në favor të Polonisë. Por ne jemi të gatshëm bashkë me trajnerin që të japim më të mirën në fushë”, u shpreh Cikalleshi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *