• |
ide | kryesore

Hetimet për sulmin ndaj TCH/ Gjenden gjurmë ADN-je në makinën e autorëve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
TCH



Ka një angazhim mjaft të madh tek policia e shtetit për të zbardhur sulmin me armë ndaj TCH ku siç dihet humbi jetën roja i sigurisë Pal Kola. Burime nga hetimet thonë se në makinën e djegur të gjetur në Golem të Kavajës janë zbuluar disa gjurmë ADN-je. Gjurmë ka pasur edhe në një nga targat e vjedhura të saj. Ato janë dërguar në laboratorin shkencor të kriminalistikës për t’u analizuar.

Të njëjtat burime thanë se disa persona janë shoqëruar dhe po merren në pyetje. Mediat raportojnë se 2 persona nga Shkodra janë ndaluar në Vlorë në një postbllok policie. Ende nuk ka akuza ndaj tyre, por ata janë duke u marrë në pyetje në policinë e Tiranës. Pritet që të dalë edhe analiza e mbetjeve në duart e tyre nëse aty ka mbetje nga qëllimi me armë zjarri.

Një tjetër pistë ku po hetohet është këqyrja e kamerave të sigurisë jo vetëm pranë Top Channel, por deri në zonën ku u gjet makina e djegur. Rreth orës 01.00 të mëngjesit të së hënës 2 persona hapën zjarr ndaj godinës së TCH në Mëzez. Dyshohet se në timonin e makinës Range Rover ka qenë një person i tretë.

Makina ka kaluar fillimisht para godinës për të vëzhguar situatën dhe më pas është kthyer duke hapur zjarr me breshëri. Në vendin e ngjarjes u gjetën mbi 25 gëzhoja. Ende nuk ka një pistë të qartë për motivet e ngjarjes. Viktima Pal Kola, 60 vjeç ishte baba i 3 fëmijëve. Ai kishte vetëm 6 muaj që ishte punësuar pranë Top Channel. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. redaksinë e gazetës Koha Jonë, duke masakruar një gazetar dhe dëmtuar rojet e godinës. Dhe ata përdorën urë zjarri, armë dhe plumba, për të përdhosur redaksinë që po bënte betejë me Sali Berishën. Dhe e bën atë në shenjë triumfi ditën që Sali Berisha u rizgjidh në një parlament ilegjitimë.

    Ngjarja ishte po kaq barbare, por me adresë të qartë. Të nesërmen në mëngjes të gjithë e njihnin dhe dinin vrasësin. Ishte Sali Berisha. Për këtë arsye ai u rendit si një nga dhjetë armiqtë botërore të shtypit, në krah të Koresë së Veriut, Kubës Miloshevicit dhe Ajatullahëve të Iranit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *