• |
ide | kryesore

Rama përplaset me Klodiana Lalën në TCH: Nuk kam sulmuar asnjë media

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Klodiana



Kryeministri Edi Rama është gjendur një pozitë të vështirë gjatë një lidhjeje direkte nga zyra e tij për emisionin “Top Story” të Grida Dumës në Top Channel. Në studio po diskutohej sulmi me armë ndaj këtij televizioni. Ka qenë gazetarja e News 24, Klodiana Lala që e ka vënë Ramën në “cep të ringut” duke i kujtuar sulmet e tij ndaj mediave duke konsideruar ato si “kazanë”, gazetarët që ka çuar për “riedukim”, mediave të tjera u është vënë tritoli ndërsa për kriminelët ka thënë vetëm “kokat hënshin”.

“A ka marrë krah krimi nga arroganca juaj dhe e pushtetit tuaj duke goditur tani mediat” – e pyeti disa herë Klodiana Lala. Por Rama u përpoq të shmangë përgjigjen e drejtpërdrejtë duke u ankuarës nuk po e linin të fliste.

“Mëkati më i madh i medias është dezinformimi. Nuk kam ndërmend të bëj asnjë polemikë as me ju as me ndonjë tjetër. Unë jam i neveritur me këtë gjuhë. Mos më ndërprisni. Kjo është jeta e neveritshme që unë po bërtas. Juve dezinformuat.

Në parashtrimin e parë zonja Lala iu referua disa gjërave që nuk janë të pavërteta. Kush ka përdorur tritol ndaj medias? Kjo është jeta e neveritshme që ju më ndërprisni dhe unë nuk flas. Është skandaloze dhe paimagjinueshme jo vetëm për një kryeministër, por për çdokënd që nuk lejohet të flasë.

Unë kazanin e kam përdorur përpara se të fitoja zgjedhjet e 2017-ës. Unë kam përdorur shprehjen e riedukimit për 2 gazetarë të paedukatë. Meqë Klodiana përmend tritoli, mediat janë një gjë dhe biznest pas mediave janë një gjë tjetër. Pronarët që kanë biznese duhet të zbatojnë ligjet sepse do të gjobiten” – tha Rama.

VIDEO E PERBALLJES RAMA – LALA

Pavarësisht të gjitha raporteve të organizatave ndërkombëtare që lirinë e mediat e kanë konsideruar si më të rëndën në vend, Rama e sheh situatën rozë.

“Liria e medias në Shqipëri nuk ka qenë kurrë në situatën që është sot në aspektin pozitiv, kurrë më parë media nuk ka pasur lirinë të thotë çfarë të dojë e të shprehë çdo këndvështrim madje në një aspekt të abuzojë me lirinë e saj në tërësi. Këtu kam parasysh të gjithë mekanizmin në Shqipëri që sot është në një fushë tërësisht të lirë në çdo pikëpamje” – tha Rama. ©LAPSI.al



25 Comments

    1. Sali krimineli non grata edhte pas sulmit te TV Channel. Arrestojeni dhe izolojeni ate se kjo qe beri ai eshte nje paralajmerim se pas humbles se thelle ne 14 Maj ai do organizoje bandat e tij terroriste per te destabilizuar vendin

  1. Ky është komplet kar!
    Shtetet e Bashkuara ,hapur e implikojnë në tritol ndaj medias, kurse ky revoltohet pse e pyet gazetarja për këtë fakt që është botërisht i njohur…
    Si e do ti more idiot?

  2. Hiç fare si ke sulmu vetëm ju ke vendosur tritol.I ke ofenduar,i ke çuar për riedukim si në kohën e qoftë largut .

  3. O paskan dale kurvat qe shohin ne enderr loqe komandanti.
    Edhe thone qe nuk ka bythqira ne allbanistan por ka vetem dele.
    Ka Bythqira dhe me karakter.
    Ata po ndertojne allbanine e te ardhmes.

  4. DOBESI INTELEKTI, KJO SIDOMOS PER PRO IDIOTIT, HIPOKRIT E MASHTRUES QE KEMI NE KRYE.PO PSE OFENDONI GAZETAREN, E CILA ESHTE PARAROJE INVESTIGATIVE E RREALE TE QELBESIR REALITETIT QE JETOJME. MERUNI ME REALITETIN, NDODHITE E FAKTET QE THOTE ZONJA, SEPSE NE ASPEKTIN INTELEKTUAL, APO NJEREZOR ESHTE SHUME HERE ME E PREGATITUR SE SHKRUESIT, APO KEQ INFORMUESIT E PROPAGANDES SE GEBELSIT. POR CFAR PRANON KRYE QELBESIRA, QE TA PRANONI JU KODOSHE KULISHESH TE SEKTIT.QORRE BUTAKE TE RREALITETIT, KOLONIZATORE TE VENDIT, PA DINJITET .

    1. Klodiana Lala eshte gazetare super! Bravo Klodi, te qofte hallall , mos degjo servilat e Rames! Nuk kane b.., ta bejne punen tende. Ti duhesh vleresuar per punen qe ben, jo nga shqiptaret se dihet kush jane pjesa me e madhe por nga organizatat nderkombetare

  5. Klodiana Lala si turtull!

    Klodianen rrezik nuk e durojne as miqte e saj ashtu si flet.

    E bezdishme me stilin e saj te te folurit me ngut. Gjithashtu e paedukate sepse nuk le tjetrin qe te thote te veten.

    Klodiana duhet t’i rikthehet Edukates Shoqerore te shkolles fillore se eshte ku therret qameti.

    Ne mos shkolla, parimet baze te edukates duhet t’ja kishte mesuar familja.

    Kjo eshte edhe nga Dibra me duket. Me sa di une Dibranet jane njerez te edukuar.

    Por kjo iu paska dale pak skic!

  6. Mos i a vini re tim vellai.Eshte goxha me edukate,me mire se une se njeh kush. Kot nuk ka dale shprehja popullore:Kalliri qe ska buke e mban koken lart

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *