• |
ide | kryesore

Gjykata e Posaçme refuzon ankimimin e Ahmetajt pas kontrollit në vilën e bashkëjetueses

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Posaçme ka refuzuar ankimimin e Arben Ahmetajt për kontrollin e banesës së bashkëjetueses së tij.

Nëpërmjet avokatëve mbrojtës, deputeti socialist, ankimoi vendimin e kontrollit, ku kërkoi që ai të shpallet antikushtetues dhe i paligjshëm, por kjo ankesë nuk u mor parasysh nga gjyqtari Dhimitër Lara.

Kontrollin e ushtruar më 9 mars nga Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, avokatët mbrojtës të Ahmetajt e kundërshtuan me pretendimin se SPAK ka shkelur ligjin dhe kushtetutën, duke mos marrë një autorizim nga Kuvendi për kontrollin e banesës ku deputeti bashkëjeton me shtetasen Erjola Hoxha, por ky pretendim nuk u mor parasysh nga gjykata.

Kujtojmë se rreth një javë më parë dy vila të ndodhura në pronësi të ish bashkëshortes dhe bashkëjetueses së Ahmetajt, ku u ushtrua edhe kontrolli u vunë nën sekuestro nga Prokuroria e Posaçme.

Njëra prej vilave ndodhet në Hamallaj dhe tjetra në Palasë.

Vendimi i sekuestrimit të dy pronave vjen si rezultat i hetimit të regjistruar nga SPAK për akuzat e korrupsionit, shpërdorimit të detyres, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë, për deputetin Ahmetaj.

 



3 Comments

  1. S’kishte si të ndodhte ndryshe…. Tigri dhe ata si ai duhet t’a mësojnë se nuk ka mendim të pavarur në partinë “socialiste”…. Vetëm lepe peqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *