• |
ide | kryesore

Ishte larguar nga banesa një ditë më parë, gjendet i pajetë 36-vjeçari në Mat

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Aksidenti me motor, 38-vjeçari në gjendje të rëndë te Trauma



Një 36-vjeçar është gjetur i pajetë në një përrua në fshatin German të Matit.

Shtetasi A.M ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa, që prej ditës së djeshme, pasi ishte raportuar i humbur nga vëllai i tij.

Kohët e fundit, i riu kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi i policisë

Me datë 29.03.2023, rreth orës 17.45, është gjetur pa shenja jete në një përrua në fshatin German, shtetasi A.M., 36 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa, pasi me datë 28.03.2023, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat shtetasi A.M, dhe ka deklaruar se ishte larguar nga banesa vëllai i tij, shtetasi A.M., i cili kohët e fundit kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *