• |
ide | kryesore

Në kërkim ndërkombëtar për trafik drogë, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Gjermani

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar ka rënë në prangat e policisë gjermane. Autoritetet bëjnë me dije se shqiptari u arrestua pas një kontrolli të kryer nga oficerët e inspektimit të policisë kufitare të Lindau.

Pas verifikimeve, u konstatua se ndaj tij kishte një urdhër arresti të lëshuar nga autoritetet italiane, si i dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike, ndërsa në automjet u gjetën edhe disa gramë kokainë.

Shqiptari gjithashtu rezultoi të ishte në efektin e alkoolit dhe të drogës ndonëse ishte drejtuesi i mjetit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *