• |
ide | kryesore

Oferta/ 5 mijë lekë për votën e pensionistëve në 14 Maj

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Tradita e do që sa herë ka zgjedhje, qeveria hap thesin. Ulen taksat, rriten rrogat, falen gjobat, dhurohen leje legalizimi, mbyllen gropa dhe inaugurohen rrugë. Në fushatën e 25 Prillit u dorovitën edhe paratë e tërmetit, ndërsa në prag të nisjes së fushatës për 14 Majin, Rama premtoi shpërblim 5 mijë lekë për pensionistët.

Por gazetarët që ishin paraqitur në konferencë i kujtuan kryeministrit se akte të tilla katër muaj para zgjedhjeve ishin të ndaluara nga Kodi Zgjedhor.

Sepse shpërndarja e shpërblimeve në prag të zgjedhjeve konsiderohet si blerje e votës nga qeveria dhe duke qenë se kjo nuk është hera e parë që ndodh, ligji e ndalon.

Ndalimi i ligjit e zuri në befasi kryeministrin, i cili në vend se të kërkonte detaje për të marrë një vendim brenda kornizave ligjore, shfaqi një kokëfortësi të pazakontë për t’u dhënë para pensionistëve sa më parë.

I vendosur për t’i shpërndarë këto para sa më shpejt, Rama e quajti ligjin një “kinezëri” që nuk do ta ndalonte.

“Ne nuk mund tu themi pensionistëve që nga taksa e jashtëzakonshme që mblidhet tani në fund të marsit ju nuk mund të merrni gjë se janë ca zgjedhje vendore dhe do prisni 4 muaj, se kështu kanë vendosur së bashku partitë në ato kinezeritë e tyre për të bërë sisteme që janë të panjohura në botë” u shpreh ai.

Përgjigjia e nxorri zbuluar kryeministrin, i cili me këmbënguljen e tij provoi se koha kur duhet të shpërndahen këto para është vendimtare. Shpërblimi duhet të jepet para zgjedhjeve. Dhe nëse ligji bëhet pengesë, ligji është kinezëri.

Në orët e pasdites, kreu i qeverisë i është rikthyer të njëjtës temë. është tërhequr nga përgjigjia arrogante që dha paradite, për të dalë tek një interpretim i ri.

Kodi Zgjedhor sqaroi Rama, e ndalon shpërblimin katër muaj para zgjedhjeve parlamentare, jo katër muaj para zgjedhjeve lokale.

“Neni që ndalon rritjen e pagave 4 muaj para zgjedhjeve lidhet me zgjedhjet politike” ka shkruar mes të tjerash kreu i qeverisë, duke gjetur kleçkën që e shpëton nga ndalimi i Kodit Zgjedhor. Mesazhi më poshtë në Twitter:

Interpretimi i ri që i ka bërë Rama Kodit Zgjedhor e shpëton atë nga penalizimi, por e ndryshon qëllimin e shpërndarjes së parave për pensionistët.

Është e qartë se këmbëngulja për t’ia futur pensionistëve në xhep ato 5 mijë lekë, nuk buron nga dhembsuria për gjendjen e tyre ekonomike, por nga dinakëria e atij që kërkon të blejë 4 vjet pushtet me 5 mijë lekë.

Në raste si këto, kur ishte vetë në opozitë, Rama kishte një këshillë për qytetarët: Merruni paratë se janë tuajat, merrini dhe kthejani shuplakën e votës pushtetit, që kërkon t’ju mbajë peng duke ju trajtuar si skllevër!



37 Comments

  1. Sali Berisha që kur u shpall “nongrata”, u përjashtua nga grupi parlamentarë nga Lulzim Basha dhe më pas nga PD, që atëherë kur nisi Foltoren, “mori” Partinë Demokratike dhe tani që i është rikthyer nga e para po Foltores, ka pasur vetëm një qëllim; të fitojë kohë me shpresën e shuarjes së furisë anglo-amerikane dhe të drejtësisë nëpërmjet SPAK. Jo vetëm ndaj tij, por edhe konsorsiumit politiko-ekonomik-kriminal, që ka ngritur gjatë këtyre 32 viteve.Lexoni kushtetuten qe te kuptoni se rrogat nuk rriten ne kohen e zgjedhjeve parlamentare dhe jo ne ate lokale,lapsexhinjte e rublave ruse kjo nuk intereson ligji por maliqi ruso serb salih metaj

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      Sali Berisha jua qin racën idiotëve e neokomunistëve

      1. O vdeksh, ti dhe SRB keni mbaru ka her!
        Pra sipas shkrimit, Rama qënka në rregull me ligjin.
        Edhe kur ishte SRB-i në pushtet, dhe jepte lekë para zgjedhjeve, Rama e dinte se nuk kishte asgje kundër ligjit.
        Prandaj thoshte, paratë merjuani, votën mos ja jepni.
        Dhe ashtu ndodhi. SRB u mund keqas me 1 milion shuplaka.
        Dhe nuk ka për ta marë veten kurrë.
        Mirëpo po të mer në qafë ty, o vdeksh.
        Sepse do arrish të hash bar. Nuk ka byrekë me gjizë të prishur më.

    2. Je ky i paloqja i ores 21:12 na e ka sqaruar ligjin pas hajdutit dhe ben sikur e di
      .Ate qe nuk di i paloqja eshte qe hajduti nuk shkulet nga vjedhja dhe komltuku.Kete ja the edhe nje gazete angleze kur gazetari e pyeti, se do rrish gjate me pushtet? Ky ju pergjigj; deri sa te me shuhet flaka, dmth deri sa te vdes Ky qe thoshte ; “Mos e dhente zoti te rri gjate ne pushtet” Ka dhe zot ky i pabese!

      :13

  2. Prape ky Saliu ?? si se la kete vend te ece perpara nen udheheqjen e pamposhtur te Partise tone te lavdishme.
    Ne edhe bar do hame dhe kurre nuk do te braktisim Partine tone, se ajo per ne mendon,per ne ata “marrin” cdo dite parate tona,per ne ndertojne vila buze detit,per ne shkojne hane ndonje biftek andej nga Dubai,per ne ata bejne gjithshka per veten e tyre,ne menyre qe Partia te relaksohet dhe ne te kenaqemi me ralaksin e tyre..
    Por ka njerez qe edhe nuk i kuptojne ,se jane te thella keto pune.

  3. Bushat do ta bejme apo jo shqiperine?
    50 mije leke jane me mire se nje rrahur e Saliut apo nga vjedhja e Metes.
    Neser asgje nuk dihet sepse shume ligje ka po nuk se kush i zbaton.

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      Mortja ju martë ju që keni mbetur te 50 mijë lekshi!

  4. Kjo eshte blerje e votes direkt nga kryeministri.Senseret e zgjedhjeve te ps i ka zene frika,se laku eshte ngushtuar shume dhe e ndjejne kete radhe friken.Ata po ndjejne se i pret jo vetem burgu,por kane shume frik per nje hakmarje ndaj tyre.Prandaj rama po i blen vete direkt votat hapur me para te thene boterishte.Opozita kete rradhe luan per jete a vdekje dhe nuk do tolerohet vjedhja e zgjedhjeve.Veliaj,balla,gjiknuri po ndjejne frik .Balla dhe gjiknuri nuk rrezikojne veten ne keto zgjedhje lokale,ata jane per vete ne rast ndrim pushteti akuza penale,te tmerrshme.Veliaj beson dhe i thone qe ti i ke te fituara zgjedhjet dhe nuk do te beje veten pis ne keto zgjedhje i cili edhe po humbi fatura bie mbi ramen,ku socialistet do i versulen rames -MgGonigal,si shkaku i humbjes se ps ne zgjedhjet lokale dhe ka zera qe ramen do e sabotatojne edhe ambasadoret qe e kane mbeshtetur,se keta ambasadore do justifikojne veten e tyre para opinionit dhe drejtesise se vendeve te tyre qe do i therasin patjeter per ceshtjen e Rama -MegGonigal,ndersa Veliaj kerkon me cdo kushte koken e rames per te mare drejtimin e ps,ku do kete mbeshtetje jo vetem nga mbeshtetsit e rames,por dhe klani kundra rames,se veliajn e shikojne nje person qe meren vesh dhe komunikojne me te,dhe jo arrogant dhe psikopat si rama ,qe i shan,poshteron,heq nga funksionet partiake dhe qeveritare sikur eshte nje sulltan bandit,vrases.

    1. Shume mire e ke ti o mik qe rama kete here mund ti humbe zgjrdjjet? por ke harruar qe ka gati kutite me gjithe vota brenda se nuk ka kush e kontrollon.(,asnjehere nuk i ka fituar, gjithmone i ka vjedhur zgjedhjet ky qelbesirë!

  5. Une jam pensionist e kjo eshte nuk eshte as lemoshe per ne qe as ilacet nuk marrim dot me 100 mije leke te qelbura e jo me te rrojme si njerez. Pse nuk nxjer qeveria minimumin e jeteses si ne cdo vend te botes? Sepse del zbuluar,e Rames i ardhka keq per ne pa e po na jep 50 mije leke te vjetra e ne do i a hedhim fukarallekut. Eshte vetem nje 5 mije lekshe ,nuk eshte ngritje pensioni per cdo muaj,vetem njehere e pastaj kalova lumin te dhjefja kalin.Sa leke shkojne akoma te djegesat edhe pse djegje nuk behen,por groposen sic jane bere qe ne kohen e Zogut 90 vjet te shkuara. Me ato para ne do na kish dyfishuar pensonet, por ai mendon vetem per pushtetin e tij ,ai njeri nuk ka meshire per asgje.

  6. PO DERI TASHTI KU I KA CUAR PARATE BANDITI, A E PYETNI NDO NJIHERE, APO JU KODOSHET E SEKTIT KJO LEMOSHE MUJORE PER PENSIONISTET NA QENKA ME MIRE SA PA HIC. 10 VJET VETEM E RROPI POPULLIN E MASHTROI, E KUR VIJNE ZGJEDHJET BEN SIKU U HEDH NGA NJE KOCKE, E MBAS MBA PUSHTETIN ME DHUNEN E TAKSAVE E RRITJES SE CMIMEVE. KUSH I BESO KETIJ KAPO PUSHTUESI NE KESI FABULASH MASHTRUESE, GENJEN TE AREDHMEN E FEMIJEVE TE TIJ. KURRE VOTEN MOS UA IPNI BASHIBOZUKEVE VENDAS TE SEKTIT RILINDJE.

  7. Shteti paraplegjik do vota nga pensionistet veterane komuniste te mbetur fillikat vetem si halera?
    Jepjani voten qelbesira, partia bolshevike ka nevoje per ju parameca luftetare te lirise me pampersa ne bythe. Per fitorje te reja mut per te tere.

    1. Per cfare punon e robetohet njeriu? Per para e katandi. Pare ne kete kendveshtrim edhe nje 50 mije lekesh eshte nje shume qe te hyn ne pune

      1. Ashtu eshte, ta mbeshtes. Te vjedh per 10 vjet duke te varferuar cdo vit e me shume dhe ti ja ben hallal kete vjedhje me nje 5000 lekesh qe te jep te mbushesh barkun me kofsha pule te kalbura. Tips si ti pa dinjitet e respekt per veten, kane lindur per te vdekur skllever.

      1. Nuk eshte pabesi o kavajs pederasti. Po i mer 1/100000000 e parave qe i ka vjedh kjo qeveri kuislinge korcarit dhe gjithe shqiptareve. Vetem kur e mendon 25 milion euro nje km asfalt te ben ti shkerdhesh robt Ramazanit dhe ty or bythqir kavaje.

  8. Problemi me i madh eshte koncepti qe ka ky per shtetin dhe ligjin. Ky thote “shteti jam une” dhe nuk respekton as ligjet qe miraton vete ne parlament. Cfare pret nga ata qe i shkojne mbrapa pastaj. rrumpalle hesapi. Prandaj nuk behet ky vend

  9. policia ka dhënë shpërblime dhe në kohën më të keqe financiare të vendit dhe kur financat kanë qenë në prag të kolapsit. Dhe bëhet fjalë për shuma edhe më të mëdha se kaq. Shuma më e madhe që policia kë vë në dispozion deri tani rezulton të jetë për vrasjen e ish-kryetarit të parë të PD-së dhe deputetit Azem Hajdari të vrarë më 12 shtator 1998. Për ata që jepnin informacion policia vuri në dispozicion 250 mijë dollarë dhe e veçanta është se kjo shumë është marrë.Xixa dhe Miu i kiut shishen e shurres tja mbani spiunit salih eshte puna qe ju nderon o shpellkare

  10. Kundërshtojnë rritjen e pagave, shpërblimet, rritjen e investimeve, mbështetjen e biznesit, kundërshtojnë mbështetjen financiare të shtresave në nevojë, dhe çdo rritje tjetër që mundëson përmirësimin e jetës së shqiptarëve. Këtë e bën vetëm partia e “djathtë”, që e ka emrin Partia Demokratike në Shqipëri. Epo parti e djathtë, që ka gjoja në program “mbrojtjen e interesave të individit, biznesit, pensionistëve”, dhe që kundërshton çdo nismë të qeverisë, dhe nxin çdo program mbështetës ndaj qytetarit, vetëm partia e Berishës do të mbahet mënd.

  11. Dmth ramen iu e quni akoma ne gare me ju, dhe gjame po mundohet te blej votat qe tju mundi…… pika mu ne vrim te bythes.

  12. o ed rama mblidh mendjen se ska me budallenj ne 2023 .mos puth kot duart e plakave,po munde dyfisho pensionet i vetem ngele [bravo per kete gje],prandaj po munde mire pos munde lerja ndonje tjetri [jo lali erit]se na fike deren.

  13. Trump akuzohet per sex me pornostaren.
    Po Lewinsky qe I bente gojore Klintonit.
    Po Monroja Kenedit.
    Komunisteve ne Amerike I ka hyrje frike se po rikandidon Trump.
    Sorros hedh miliarda dhe po kap sistemit e drejtesise ne Amerike e kudo. Flame e keqe.

  14. gjithë fushata do bëhet me logo të PD dhe Meta e Monika do ta pranojnë.

    Pastaj ne një ditë e kemi logon e tyre, vetëm kur të votohet.

    -Kemi disa probleme, tha Muli.

    Problemi i parë është se ata mund të ankohen në KQZ dhe na e heqin logon e PD.

    Por edhe më e keqja akoma është se njerëzit do mësohen me logon e PD dhe do shkojnë të votojnë logon e PD dhe do na marrin votat qyl këta të vulës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *