• |
ide | kryesore

Pse nuk viziton krerët e UÇK në Hagë/ Kurti u përgjigjet akuzave

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Kurti UÇK Kosovës



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur mbrëmjen e së mërkurës në një intervistë televizive për procesin e gjykimit në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. Ai tha se beson në pafajësinë e tyre.

“Ne kemi qenë në shërbim të të pandehurve, në pafajësinë e të cilëve unë besoj. Lufta çlirimtare e UÇK-së e drejtë, luftë e pastër, luftë e cila ka qenë nacionalçlirimtare dhe anti-kolonialiste”, – deklaroi Kurti.

Megjithatë Kurti zgjodhi të përshëndesë vetëm Rexhep Selimin, një ish-deputet i Vetëvendosjes.

“Qeveria jonë ka vazhduar me ndarjen e buxhetit, gjithsej 16 milionë euro për këta të pandehur. E nuk e di nëse Rexha e sheh debatin tuaj atje, por i bëj shumë të fala”, – deklaroi tutje Kurti. Ai tha se vizita e tij në Hagë tek ish-krerët e UÇK-së nuk do të ndihmonte.

“Unë kam konsideruar se vizita ime atje nuk ndihmon. Më shumë ndikon takimi me avokatët sepse jam i interesuar që ata të ndajnë me mua se çka krejt planifikojnë ta bëjnë si mbrojtje, e pastaj të koordinohemi se kurrsesi të mos dëmtohet lufta e UÇK-së”, – tha ai në Tv Dukagjini. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Se është këlysh i UDBs jugosllave….ky, Abazovici dhe suksesi me i madh i historisë së spiunazhit botërore….Sali Ram Berishovic dhe Milica Berisha….alias agjenti Penicilina i dosjes Bisturia

  2. Burgjet nuk i vizitojne politikanet, madje ende pa u gjykuar.
    Vizita e Rames ishte qoke personale ndaj Thaçit qe iu bashkua ne aventura politike e territoresh, per te keqen e tij e te Kosoves.

    Politikanet e tregojne qendrimin e mbeshtetjen me mjete politike, sikurse ndodh neper bote, por jo me qoka fshatareske qe nuk ndikojne per mire edhe per ata qe mbahen ne Hage.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *