• |
ide | kryesore

Akuzat për përdorimin e logos së PD, kreu i KQZ-së: Do vlerësohet ngjashmëria

-Instant, Lajme, Të fundit



Kreu i KQZ-së është shprehur se Kodi Zgjedhor e ndalon që një parti politike të përdorë logon e një tjetër subjekti zgjedhor gjatë fushatës elektorale.

Deklarata e Ilirjan Celibashit vjen pas akuzave nga grupimi i Enkeled Alibeajt se Partia e Lirisë po përdor logon zyrtare të PD-së në takimet elektorale.

Ai u shpreh se “do të vlerësohet ngjashmëria, nëse krijon konfuzion tek zgjedhësit atëherë të drejtën e ka ai që e zotëron si logo dhe si shkronja nistore”.

 “Nuk e di se çfarë ka ndodhur duhet të shohim rastin, Por siç e përcakton Kodi Zgjedhor simbolet e një partie nuk mund të përdoren nga një parti tjetër politike, apo nga një subjekt tjetër zgjedhor, Nëse verifikohet një rast i tillë, subjekti që nuk ka të drejtën që të përdori logon apo iniciale e subjektit tjetër, ndalohet t’i përdorë ato. Do vlerësohet ngjashmëria, nëse krijon konfuzion tek zgjedhësit atëherë të drejtën e ka ai që e zotëron si logo dhe si shkronja nistore. Subjekti tjetër ndalohet t’i përdorë”, tha Ilirjan Celibashi.



4 Comments

  1. Kundërshtojnë rritjen e pagave, shpërblimet, rritjen e investimeve, mbështetjen e biznesit, kundërshtojnë mbështetjen financiare të shtresave në nevojë, dhe çdo rritje tjetër që mundëson përmirësimin e jetës së shqiptarëve. Këtë e bën vetëm partia e “djathtë”, që e ka emrin Partia Demokratike në Shqipëri. Epo parti e djathtë, që ka gjoja në program “mbrojtjen e interesave të individit, biznesit, pensionistëve”, dhe që kundërshton çdo nismë të qeverisë, dhe nxin çdo program mbështetës ndaj qytetarit, vetëm partia e Berishës do të mbahet mënd.

    1. O papagall, po mire mo vete Ramazani e ka bere ate ligj, se ke bere as ti e as une. Apo, ska gje qe Xoni nuk pjerdh per ligje e kushtetute. Pty bythqir rilindosufllaqe.

  2. Kundërshtohet kur bëhet në kundërshtim me ligjin që vetë e ka bërë.Por si diktator që është i bën si të dojë e kur të dojë. Përse si bëri prej 10 vitesh që është në pushtet.Por kësaj metode po i del boja.Nuk besoj se do t’a hanë sapunin për djathë. Vetëm e djathta e bën këtë punë.E akuzojnë se është kthyer si e majtë por nuk kuptojnë që partitë moderne të djathta me programin dhe reformat e saj mbështet gjithë popullatën e jo si rilindja që mbështet një grup njerëzish.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *