• |
ide | kryesore

Dogjën të gjallë 61-vjeçarin për 10 mijë euro, prokuroria çon në gjykim tre autorët e vrasjes së Menduh Kurt Dedës

-Instant, Lajme, Të fundit



Autorët e vrasjes së Menduh Kurt Dedës do të dërgohen në gjyq. Prokuroria e Tiranës ka publikuar njoftimin ku vlerësohej se M. K., B. K., dhe G. N., në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kryer veprën penale “Vrasje me dashje’’ në dëm të viktimës M. K. Kufoma e Dedës është gjetu në 16 maj të vitit 2017. E arrestuara Marjeta Karaj ka pasur mosmarrëveshje të vazhdueshme me të ndjerin, në lidhje me financimin dhe menaxhimin e fondeve të shoqatës. Në 2017 djali i saj, shtetasi Besmir Karaj dhe miku i tij, i pandehuri Gazmir Ngota, me kërkesë të shtetases Marjeta Karaj, kanë marrë të ndjerin në makinë dhe e kanë transportuar në Kodër Shupal. Aty e kanë lidhur dhe ushtruan presion për kthimin e një borxhi që e pandehura Marjeta Karaj, pretendonte se i ndjeri i kishte. Në momentin që viktima ka mohuar borxhin dy personat i kanë vënë flakën.

Shtetasi G.N., shfaqi pendesë dhe pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë duke rrëfyer ngjarjen. Si rrjedhojë, të tre autorët do të gjykohen për veprën penal “Vrasje me dashje” e kryer në bashkëpunim”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *