• |
ide | kryesore

Egnatia mbetet ‘pa’ president: Disiplina ‘gozhdon’ numrin 1 Demrozi dhe vendos maxi-gjobën

-Instant, F1, Sport
Demrozi



Barazimi i kontestuar me Teutën në javën e fundit të kampionatit, para pauzës së kombëtares, ishte vetëm fillimi. Mbi Egnatian ka rënë grushti i fortë i Komisionit të Disiplinë dhe Etikës në FSHF. Për protestat e forta ndaj arbitrit të ndeshjes e kanë pësuar presidenti i klubit Agim Demrozi dhe zyrtari i Egnatias Klejdi Zenelaj. Për presidentin Demrozi është aplikuar një pezullim për katër ndeshje: “Në bazë të nenit 55/2 të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti”. Edhe më keq ka shkuar për Zenelaj, i peulluar 6 ndeshje me të njëjtën arsye.

Goditje kanë marrë edhe arkat e klubit, me gjobën e lartë prej 200 mijë lekësh. Mbi Egnatian rëndon “hedhja e sendeve në terrenin sportiv, duke shkaktuar dhunë ndaj zyrtarëve të ndeshjes dhe ndërprerjen e përkohshme të lojës”.

Gjobë, në anën tjetër, vetëm për Erzenin e Bylis. Të dy klubet janë penalizuar për sjelljen e gabuar të tifozëve “në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS”, duke u gjobitur në masën 50.000 lekë.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF

FK Bylis e pëson për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në terrenin sportiv. Në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

FK Erzeni e pëson për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv. Në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Zyrtari i KF Egnatia, Agim Demrozi, e pëson për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes. Në bazë të nenit 55/2 të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet. Edhe në aktivitetet sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.

Zyrtari i KF Egnatia, Klejdi Zenelaj,e pëson për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes. Në bazë të nenit 55/2 të KDS dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet. Edhe në aktivitetet sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.

KF Egnatia e pëson për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, duke shkaktuar dhunë ndaj zyrtarëve të ndeshjes dhe ndërprerjen e përkohshme të lojës. Në bazë të neneve 65/1, 65/3/a, 65/3/c, dhe 65/4/b të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Si dhe zhvillimin e ndeshjeve të mbetura të aktiviteteve sportive të organizuara nga FSHF, pa spektatorë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *